1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

RREZIKU I RYSHFETIT

Më të lexuarat

Dhënja apo marrja e ryshfetit për të arritur qëllime të caktuara në jetë është bërë një shprehi e keqe në vendin tonë!

Çka është ryshfeti? 
Ryshfeti është dhënja e diçkaje materiale për kryerjen e një pune apo marrjen e ndonjë pozite.
Dhënja e ryshfetit dhe marrja e tij në Islam konsiderohet prej mëkateve të mëdha dhe njerëzit të cilët merren me ryshfet janë të mallkuar nga Allahu xh.sh deri sa ata të pendohen, dhe kjo është e vërtetuar nga disa hadithe dhe ajete.
Resulullahu s.a.v.s thotë: ”Allahu e ka mallkuar atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet.”
Allahu xh.sh thotë : ”Dhe mos e hani pasurin e njëri tjetrit në mënyr të palejuar, dhe mos u jepni ryshfet gjykatësve që të fitoni diqka që nuk është e juaja, e fitoni atë në mënyrë jo të ligjshme, dhe këtë e beni duke e ditur!?”
Pejgamberi s.a.v.s në një hadith thotë: ”Çdo pjes e trupit që zhvillohet, çdo gram mishi që shtohet me “suht” xhehnemi do ta djeg atë, (e pyetën) çka është suht o resulallah, (tha) suht është ryshfeti.”
Ai njeri që ushqehet me haram, e ushqen edhe familjen e tij me haram do të dënohet në dynja dhe ahiret, prej dënimeve të dynjas është se nuk i pranohet lutja edhe po të lutet sinqerisht.
Pejgamberi s.a.v.s e përmend një njeri i cili kishte udhëtuar gjatë, i pluhurosur e me flokë të shprishura, ishte në gjendje dobsie gjendje kjo të cilës Allahu i përgjigjet më lehtë, i ngre duart nga qielli dhe fillon të lutet, mirëpo është ushqyer dhe mbathur me haram, profeti ynë sal-la Allahu alejhi ue sel-lem thotë: ”E si me ju pergjigj Allahu këtij njeriu!?.”
Besimtari nëse e ushqen familjen e tij me haram do të dënohet edhe për familjen e tij sepse është përgjegjsi e muslimanit të ushqej e të mbaj familjen e tij me gjëra hallall.
Nga ana tjetër ne të gjithë shpresojmë se gjendja jonë do bëhet më e mirë, Allahu xh.sh në Kur’an thotë: ”Allahu nuk e ndërron gjendjen e një populli përderisa ata të mos e ndërrojne gjendjen e tyre.”
Allahu na ruajtë dhe na ktheftë në rrugën e drejtë, Allahu i faltë e i udhëzoftë të parët tonë, Allahu e udhëzoftë popullin tonë, Allahu i udhëzoftë të rinjtë dhe të rejat tona!

Hoxhë Hysni Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit