Ky rit, që nga shek. 16, nderimi më i madh i forcave të armatosura gjermane ndaj një civili
Të enjten, ushtria gjermane i dha lamtumirën kancelares Angela Merkel në një paradë tradicionale, e cila do të hyjë në historinë politike pas shtatë ditësh, pas 16 vitesh në pushtet.
Ceremonia, e cila i ka rrënjët në shekullin e 16-të, është nderimi më i madh që forcat e armatosura gjermane mund t’i bëjnë një civili.
Merkel falënderoi bashkëpunëtorët dhe familjen e saj dhe i uroi suksese pasuesit të saj Olaf Scholz.
“Gjashtëmbëdhjetë vite si kancelare kanë qenë të mbushura me shumë ngjarje dhe shpesh sfida. Ato vite ishin një sfidë për mua si në aspektin politik ashtu edhe në atë njerëzor. Por ishte një kohë që më mbushi”, tha Merkel në një fjalim të shkurtër.
Ajo përmendi krizën financiare të vitit 2008 dhe krizën e refugjatëve të vitit 2015 si sfidat më të mëdha.
“Atëherë kuptova se sa të rëndësishme janë institucionet ndërkombëtare dhe instrumentet shumëpalëshe. Sepse krizat nuk njohin kufij”, tha Merkel.
Ajo zgjodhi këngë nga Hildegard Knef dhe Nine Hagen
Ushtria gjermane, ose Bundeswehr, u jep lamtumirën presidentëve, kancelarëve dhe ministrave gjermanë të mbrojtjes me një ceremoni të veçantë, e cila përfshin një paradë, muzikë dhe pishtarë.
Tradita dikton që personi për nder të të cilit mbahet të zgjedhë tre këngë të interpretuara nga një orkestër ushtarake.
Merkel zgjodhi këngën e kishës “Grosser Gott, wir loben dich, evergreen” nga këngëtarja e famshme gjermane e pasluftës Hildegard Knef dhe këngën e ikonës së punk-ut të Gjermanisë Lindore Nina Hagen, “Du hast den Farbfilm vergessen” (E harrove filmin me ngjyra).
Ajo këngë ishte një hit i madh në vitin 1974, kur Merkel studioi fizikë në Leipzig, atëherë në Gjermaninë Lindore.
Merkel pritet t’ia dorëzojë zyrtarisht pushtetin pasuesit të saj Scholz javën e ardhshme, kur Bundestagu i ri të mblidhet për të zgjedhur një kancelar të ri. /tesheshi.com/