-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Në cilin vit u bë obligim agjërimi i Ramazanit për muslimanët?

Më të lexuarat

Pyetja:

Në cilin vit u bë obligim agjërimi për muslimanët?

***

Përgjigja:

Agjërimi i muajit Ramazan është bërë obligim në vitin e dytë sipas hixhretit. Dhe, sipas unanimitetit të dijetarëve, i Dërguari i Allahut ﷺ i ka agjëruar nëntë ramazana.
Neveviu, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka agjëruar (muajin) Ramazan nëntë vjet; ngase ai është bërë obligim në (muajin) shaban të vitit të dytë sipas hixhretit. Ndërkaq, i Dërguari i Allahut ﷺ ka vdekur në muajin rabiul evel të vitit njëmbëdhjetë sipas hixhretit.”
(El Mexhmu, 6/250)

Shejh Muhamed Salih el Munexhid, “Fetva rreth agjërimit”

Përktheu: Burim Koçinaj

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit