1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndodhi në parlamentin serb: “Shqipëria do të rrojë…Për të, për të luftojmë ne!”

Më të lexuarat

Shaip Kamberi i Luginës, godet sërish

Deputeti i Luginës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka prodhuar sërish lajm në një fjalëmbajtje të tij. Ai kërkoi njohjen e simboleve kombëtare shqiptare në shtetin serb, duke e finalizuar fjalimin me citimin e vargjeve të himnit kombëtar.

Ai madje akuzoi politikën serbe se me retorikën e saj po nxit huliganët dhe ekstremistët të dhunojnë simbolet shqiptare.

“Unë këtu mund vetëm të përmend vandalizmin ndaj flamurit shtetëror shqiptar, por detyra ime qenësore në këtë Kuvend është të pyes pse shqiptarët e Luginës së Preshevës, respektivisht ata që jetojnë në Serbi, nuk munden lirshëm, publikisht dhe zyrtarisht të përdorin simbolin e tyre kombëtar, simbol ky që përfaqëson në thelb një pjesë të identitetit të tyre?

Njerzit janë shpirtërisht të lidhur me simbolet e tyre identitare. Njerzit shpeshherë, përgjatë historisë, edhe kanë vdekur për ato simbole.

Ne, me durim do të angazhohemi dhe do të presim kur e drejta jonë identitare mbi përdorimin e lirë, publik dhe zyrtarë do të realizohet.

Në fund të fundit angazhimin tonë të pandalshëm për identitetet dhe simbolet na obligojnë edhe rreshtat e himnit tonë:

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

Faleminderit”. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit