6.5 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

BE propozon kornizë të sanksioneve ndaj kompanive transportuese të përfshira në trafikimin e njerëzve

Më të lexuarat

Korniza e re ligjore lejon sanksionet ndaj të gjithë operatorëve transportues që janë të përfshirë në kontrabandën ose trafikimin e njerëzve në BE

Komisioni Evropian propozoi një akt të ri për të sanksionuar operatorët transportues të përfshirë në trafikimin e njerëzve, si reagim ndaj krizës së migracionit në kufirin e BE-së me Bjellorusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pjesë e pakos për përballje me krizën, korniza e re ligjore lejon sanksionet ndaj të gjithë operatorëve transportues që janë të përfshirë në kontrabandën ose trafikimin e njerëzve në BE.

Ky veprim vjen pasi anëtarë të BE-së si Lituania, Latvia dhe Polonia raportuan mbi 8.000 tentime për të hyrë në BE nga Bjellorusia në vitin 2021, që është një numër shumë më i lartë në krahasim me 150 rastet e regjistruara vitin e kaluar.

BE akuzon regjimin e Bjellorusisë se ka kontaktuar udhëtarët e mundshëm përmes kanaleve zyrtare, përmes përfaqësive diplomatike ose agjencive turistike, duke i ftuar ata në Bjellorusi duke u ofruar viza dhe duke i udhëzuar ata drejt kufirit të BE-së.

“Një formë veçanërisht e mizore e kërcënimit hibrid është shfaqur me instrumentalizimin e njerëzve, të sponsorizuar nga shteti, për qëllime politike”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në sesionin plenar të Parlamentit Evropian në Strasbourg, Francë.

“Kjo nuk është një krizë imigrantësh. Kjo është një përpjekje e një regjimi autoritar për të destabilizuar fqinjët e tij demokratik”, tha ajo.

Sipas propozimit, BE do të zbatojë masa të përshtatshme ndaj aviokompanive, agjencive turistike dhe kompanive të tjera që lehtësojnë trafikimin, siç janë suspendimi i licencave për të operuar në BE, mohimi i të drejtës për t’u furnizuar me karburant ose për të bërë mirëmbajtjen, ndalimi i transitit ose fluturimit mbi BE-në.

Komisioni Evropian gjithashtu do të aktivizojë 3,5 milionë euro për të mbështetur kthimin vullnetar të imigrantëve nga Bjellorusia dhe 700.000 euro shtesë në ndihma humanitare që tashmë u njoftuan për imigrantët e bllokuar në Bjellorusi.

Buxheti i BE-së gjithashtu do të ndajë 36,7 milionë euro shtesë për Lituaninë për të ndihmuar atë të përmirësojë qendrat e pritjes dhe procedurat e azilit.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së pritet të miratojnë një pako të pestë të sanksioneve kundër regjimit bjellorus në ditët në vijim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit