4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

G7 dënon Bjellorusinë për orkestrimin e emigrimit të parregullt

Më të lexuarat

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-ës kanë dënuar regjimin në Bjellorusi për orkestrimin e emigrimit të parregullt përgjatë kufijve të tij.

“Ne, ministrat e G7 dënojmë aktet që po venë jetën e njerëzve në rrezik. Ne jemi të bashkuar në solidaritet me Poloninë, por edhe me Lituaninë dhe Letoninë, që kanë qenë cak i këtij provokimi përmes përdorimit të migrimit të parregullt si një taktikë hibride”, thuhet në deklaratën e ministrave të Jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (G7).

Liderët e G7 i bëjnë thirrje Bjellorusisë që të ndalojë fushatën e saj agresive për të parandaluar “vdekje të tjera dhe vuajtje”.
“Organizatat ndërkombëtare duhet të ofrojnë qasje të menjëhershme që të dërgohet ndihma humanitare. Veprimet e regjimit bjellorus janë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga mosrespektimi i vazhdueshëm i ligjit ndërkombëtar, të drejtave themelore dhe të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të njerëzve të tij”, thuhet në reagim.

Grupi G7 tha se do të vazhdojë të punojë që të mbajë përgjegjës personat për këtë krizë dhe do të mbështesë shoqërinë civile dhe grupet për të drejtat e njeriut në Bjellorusi.

Komuniteti ndërkombëtar ka akuzuar Bjellorusinë se po shtyn emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia drejt kufijve të Polonisë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja ka vendosur ndaj regjimit të liderit autoritar Alyaksandr Lukashenko, për shkak të shtypjes së protestave, pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit të kaluar.

Lukashenko pretendon se i ka fituar këto zgjedhje, por Perëndimi thotë se rezultatet u manipuluan. /euronews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit