-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Djemtë që shpëtuan Australinë

Më të lexuarat

Nga: Dr Nexhib Zamil

Djemtë që shpëtuan Australinë

Viti 1942. Japonia ishte një nga shtetet aleate me Hitlerin gjerman dhe arian. Me të ishte dhe Musolini romak. Perandorinë japoneze e kishin kapluar ëndrrat ekspansioniste. Brenda disa vitesh, ajo ia arriti të shndërrohet në perandorinë më të madhe, saqë territoret që kishte pushtuar Hitleri, nuk ishin veçse një qoshkë e vogël krahasuar me territoret e perandorisë japoneze.
Asokohe, flamuri i Japonisë valëvitej mbi të gjithë rajonin, nga Singapori në jug-perëndim, Malajzi, Indonezi, Burma, Filipine, Kamboxhia dhe Kina e Madhe. Ishte kolonializmi më i madh dhe më i dhimbshëm që kishte njohur shekulli i njëzet. Japonezët ishin egërsira me pamje njeriu, të pamëshirshëm, i përçmonin racat e tjera njerëzore gjer në ekstrem.  Flota japoneze ishte shndërruar në krenarinë e vendit, që kur fitoi betejën e parë detare në fillim të shekullit të njëzetë, me perandorinë Ruse.
Po e njëjta fuqi detare, i kishte zhytur në det forcat ushtarake amerikane në Pacifik, duke e turpëruar gjeneralin luan, Daglas Arthur. Japonezët manifestuan superioritet ndaj forcave detare dhe ajrore të SHBA-ve në ishujt e Filipines.
Rrjedha e ngjarjeve tregonte një fitore të qartë të Japonisë në luftën e dytë botërore në frontin e Azisë dhe në skenën e operacioneve në oqeanin Indian. Shumica e ushtarëve të flotës japoneze përbëhej nga të rinj në moshë. Ata përbënin atë që njihej si ushtria rezerviste perandorake dhe ishin të mirë stërvitur.
Pas sukseseve të njëpasnjëshme, Japonia pa se nuk i kishte mbetur veçse Australia. Një pikë e rëndësishme për japonezët ishte ishulli Nju Guinea, në detin e koraleve. Duke e shtënë në dorë dhe këtë ishull, ata i prisnin rrugën e përforcimeve ushtarake forcave amerikane në Australi dhe në mbarë oqeanin Indian. Përveç kësaj, japonezët synonin të marrin edhe Tahiti dhe Havai, ky i fundit shtet amerikan. Ata mbërritën nëpërmjet rrugëve më të vështira detare, në skajin jugor të ishullit Nju Guinea. Porti i vendit do të shërbente si port i flotës japoneze, falë thellësisë së detit, por edhe të pozitës gjeografike. Gjenerali amerikan, Mak Arthur nuk bëri asgjë, ai ishte shumë i lëkundur dhe i pavendosur pas shkatërrimit të flotës së tij në Filipine, nga japonezët. Jo vetëm kaq, por ai i paralajmëronte australianët në Nju Guniea, që të mos rezistojnë, vetëm kështu do i mbijetonin egërsisë japoneze.
Në ishull gjendeshin disa qindra të rinj australianë, të stërvitur në kampe të ndryshme. Megjithatë, ata nuk mund të konsideroheshin një ushtri profesioniste, apo qoftë dhe luftëtarë profesionistë. Në fakt, ata nuk ishin më shumë se të rinj nga 14 deri 19 vjeç. Megjithatë, këta të rinj nuk ia vunë veshin retorikës frikësuese dhe demoralizuese të gjeneralit amerikan, i cili kur pa vendosmërinë e tyre, u kërkoi të mos e fillojnë rezistencën pa një shenjë prej tij. Por sërish të rinjtë nuk e dëgjuan, por u përleshën me pushtuesit. Ata do e thyenin për herë të parë perandorinë e diellit, në një vend të quajtur Kokoda. Po, pushtuesit japonezë u dëbuan nga ishulli dhe jo vetëm. I gjithë kontinenti i Australisë u shpëtua dhe bashkë me të, u shpëtuan dhe SHBA-të. Ishin thjesht disa të rinj.
Australia vazhdon sot e kësaj dite ta festojë 20 Gushtin, si ditën e Kokoda-s.
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit