5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kryeministrja serbe: “Ballkani i Hapur” nuk mund të dështojë, tullë në themelin e të ardhmes

Më të lexuarat

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka hedhur mbrëmë poshtë qëndrimet se projekti i “Ballkanit të Hapur” është në krizë dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në atë projekt tashmë po jep rezultate.

Ajo i tha TV Pink se projekti “Ballkani i Hapur”, për shkak të lidhjes mes rajonit dhe arsyeve ekonomike, është aq i mirë sa nuk mund të dështojë. “Është një tullë në themelin e së ardhmes sonë”, tha kryeministrja serbe.

Ajo gjithashtu theksoi se projekti “nuk është në krizë”, dhe nënvizoi se, “me paracaktim nuk mund të jetë në krizë”. Sipas saj, nëse në projekt do të mbeteshin vetëm dy shtete, ato sërish do të kishin shumë përfitime reciproke.

Bërnabiç shprehu besimin se projektit do t’i bashkohen edhe vende të tjera ballkanike. “Nëse, për ndonjë inat ballkanik, ata nuk bashkohen, do t’u vijë keq dhe qytetarët e tyre me siguri do të bashkohen”, tha ajo.

Sipas saj në kuadër të atij projekti po diskutohet për zgjerimin dhe vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare, si dhe të unifikuara doganore dhe të gjitha kontrollet tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit