5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Cana: Fanellën e kombëtares nuk e ndërroj me asgjë

Më të lexuarat

Lorik Cana thotë se veshja e fanellës së kombëtares shqiptare është krenaria më e madhe e tij si sportist.
Kapiteni i Kuqezinjve i ka dhënë këto deklarata pas ndeshjes miqësore ndaj Francës, të zhvilluar vikendin e kaluar, të cilën Shqipëria e fitoi me rezultat minimal 1-0.
 
Cana u pyet nga gazetarët se si është ndjerë gjatë kësaj ndeshje, duke qenë se kishte pasur mundësinë të luajë edhe për Francën, vend ku e ka filluar karrierën futbollistike. Por, ai nuk ka dyshime në këtë aspekt.
 
“Qysh kur kam qenë 8-9 vjeç i kam parë Altin Rraklin e Igli Taren në TV dhe gjeneratat e para të tyre, dhe kam ëndërruar që një ditë ta mbaj këtë fanellë”.
 
“Kjo ka qenë krenaria më e madhe e jetës time si sportist dhe nuk do ta ndryshoja me asgjë në jetë”.
 
“Shpresoj që ta përjetoj një kualifikim, por nëse nuk bëhet me mua, jam i sigurt që do të bëhet në një të ardhme pa mua”, ka thënë Cana. /Telegrafi/ 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit