-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?

Më të lexuarat

Bullizmin e hasim në 3 lloje të abuzimit: Emocional, verbal dhe fizik. Është një femomen që mund të ndodhë në shkollë, në punë, në shtëpi, në internet dhe kudo tjetër. Pikologia Anisa Asllanaj sjellë disa këshilla se si mund të parandalohet bullizimi në shkolla.

Ku ndryshon bullizmi nga dhuna?

Dhuna sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është përdorimi i qëllimshëm i forcës ose fuqisë fizike i përdorur kundër vetes, personave të tjerë ose kundër një grupi apo komuniteti, dhe që rezulton ose ka ngjasim të madh me lëndimin, vdekjen, dëmin psikologjik, moszhvillimin ose deprivimin.

Bullizmi është një formë e sjelljes agresive e manifestuar nga përdorimii forcës apo detyrimit (shtrëngimit) për të ndikuar të tjerët, veçanërisht kur kjo sjellje është zakon dhe përfshin mungesë ekuilibri të pushtetit. Ai mund të përfshijë kanosje verbale, kërcënimin fizik ose detyrimin dhe është i drejtuar në mënyrë të përsëritur ndaj të njëjtës viktimë, duke u nisur ndoshta nga raca, gjinia, feja, aftësia, etj. “Mungesa e ekulibrit të pushtetit” mund të përfshijë si pushtetin social dhe atë fizik. Viktimës e bullizmit zakonisht i referohemi si “shënjestra”.

Bullizmin e hasim në 3 lloje të abuzimit: Emocional, verbal dhe fizik. Është një femomen që mund të ndodhë në shkollë, në punë, në shtëpi, në internet dhe kudo tjetër.

Çfarë është bullizmi?

Ngacmimi në shkollë mund të përshkruhet si një situatë në të cilën një ose më shumë nxënës (bullies, dhunuesi, ngacmuesi) zgjedhin një fëmijë dhe angazhohen në sjellje me qëllim dëmtues të këtij fëmije. Një ngacmues shpesh do të synojë të njëjtën viktimë në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës.

Një fëmijë që ngacmon mund të dominojë viktimën, sepse ka më shumë pushtet sesa viktima. Krahasuar me viktimën e tij ose të saj, për shembull, ngacmuesi mund të jetë fizikisht më i fortë apo më i zgjuar, të ketë një rreth më të madh të miqve, ose të kenë një shkallë më të lartë sociale. Ngacmimi mund të shkaktojë dëmtim fizik, shqetësime emocionale, dhe/ose siklete sociale ose poshtërimin.

Cilat janë llojet e bullizmit?

Ngacmimi mund të jetë i drejtpërdrejtë ose i fshehur.
Kur ngacmimi shfaqet i drejtpërdrejtë, ngacmuesi është përballë fizikisht me viktimën. P.sh kur e kërcënon, kur e sulmon fizikisht (e godet, e shtyn) ose e vendos në situata të cilat e bëjnë viktimën të ndihet keq (e përqeshin, e tallin, nuk e lejojnë të ulët me ta.)

Në rastin ngacmimit të fshehur, ngacmuesi sulmon pozicionin dhe reputacionin që ka krijuar, zakonisht i bën këto veprime kur viktima nuk është i pranishëm. Një nxënës është ngacmues i fshehur, në rast se përhap thashetheme të liga, ose shkruan fletushka fyese për një nxënës tjetër, ose kur organizon një grup nxënësish për ta izoluar atë nxënës. Viktimat janë tërësisht në disavantazh sepse ata mund të mos e mësojnë kurrë identitetin e personit apo të grupit të personave ngacmues.

Cilat janë tiparet e fëmijëve që bien pre e bullizmit?

Nuk është se ka një profil të qartë që të mund të ndihmojë mësuesit dhe shkollën të identifikojë ata nxënës të cilët mund të bien pre e ngacmimeve.
Një tregues i rëndësishëm është prania, por edhe mungesa e shokëve.
Një faktor tjetër që mund ta viktimizojë fëmijën është mosha. Zakonisht fëmijët më të rritur ngacmojnë ata më të vegjlit.

Gjithashtu janë dy nën-grupe të viktimave të ngacmimit të cilat japin tipare më të qarta: viktimat pasive dhe viktimat provokuese.
1- Viktimat pasive janë fizikisht më të dobët se shokët e klasës, shmangin, zënkat fizike dhe dhunën dhe në një farë mënyre janë vazhdimisht më në ankth se shokët, mungesa e shokëve i bën këta fëmijë shënjestra të lehta për ngacmuesit.

2- Viktimat provokuese mund të jenë dhe ankthiozë, por dhe agresive. Ngacmuesit shpesh kënaqen kur provokojnë këtë kategori nxënësish deri sa ata shpërthejnë, dhe më pas rrinë e bëjnë sehir kur mësuesja qorton e ndëshkon viktimën për ndërprerjen e mësimit.

Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?

Duhet bërë një vlerësim për të parë sa i përhapur është bullizmi në shkollë, duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes së informacionit si: anketime të stafit, anketime anononime të nxënësve, për të lehtësuar grupet e nxënësve e të prindërve në çështjet e bullizmit, duke analizuar tipologjinë e disiplinës e të sjelljes mund të shohim nëse ka tendenca që të shfaqë shenja të bullizmit, duke shtuar kontrollin e të rriturve në zona si: oborri etj. Informacioni i mbledhur mund të përdoret lehtësisht për të identifikuar tipologjinë e bullizmit (p.sh. kur dhe ku ndodh bullizmi më shpesh; cilët janë nxënësit që kryejnë këto sjellje ngacmuese dhe cilët janë të viktimizuarit, etj.)

Është mirë që shkolla të jetë e një mendje për atë që quan “bullizëm” dhe se kur duhet të ndërhyjë stafi për të ndërprerë një ngacmim që po ndodh. Përqindja e ngacmimeve në shkollë bie ndjeshëm kur stafi është në gjendje të identifikojë shenjat e bullizmit dhe bie dakord të ndërhyje kur vëren sjellje jo të sigurta, që të dëmtojnë dhe shfaqin mungesë të respektit për tjetrin.

Në klasa mund të bëjmë një listë “ndëshkimeve” që mësuesit mund t’u japin nxënësve të cilët ngacmojnë. Kjo listë duhet të përfshijë “ndëshkime” të vogla të cilat duhen të jepen për veprime të vogla të bullizmit (ngacmime të lehta), dhe “ndëshkime” më të rënda për rastet kur ngacmimet janë më të rënda e të vazhdueshme (si: dëmtimi fizik, kërcënimi i viktimës prej një kohë të gjatë). Stafi i mësuesve duhet të përvetësojë listën e “ndëshkimeve” në mënyrë që ta përdorë drejtë kur ndërhyn me nxënësit që janë ngacmues.

Vendos një standard për të folur me prindërit, fëmijët e të cilëve janë ngacmues. Në mbledhjet me prindër, shkolla duhet të rekrutojë prindërit të punojnë me ta për të ndaluar ngacmimin e nxënësve. Nëse prindi mohon praninë e problemit, ose refuzon të bashkëpunojë për të ndërprerë sjelljet ngacmuese, shkolla e vendos atë para faktit që do të vëzhgojë fëmijën nga afër dhe do të ndërmarrë masa disiplinore sipas rastit, në rast përsëritje të sjelljes.

Viktimat: të parandalojmë që nxënësit të bëhen “shënjestra të bullizmit”

Ndërmerr hapa për sigurinë e “viktimës”
Ndihmo “viktimën” të vendosë marrëdhënie pozitive me të tjerët
Mësoji të jenë këmbëngulës:
1- Fyerjeve, përqeshjeve, ngacmimeve mund t’i përgjigjeni butë “këtë mendim ke ti, dakord”. Mos i lejoni ngacmuesit t’ju shohin të mërzitur.

2- Largohu nëse e sheh veten të nervozuar.

3- Thuaj “jo” me zë të plotë e të qartë nëse nuk dëshiron të bësh diçka, që të kërkojnë. Rri drejt dhe shikoji në sy kur e thua.

4- Mos i lër të tjerët të të thonë që të bësh diçka për të cilën ti vetë mund të pendohesh.

5- Mos ki frikë të tregosh rastet e ngacmimeve.

Ndërgjegjësoni spektatorët se sjellja e tyre mund të inkurajojë ose të dekurajojë bullizmin.
Mësojuni aftësi të cilat ata mund t’i përdorin kur janë prezentë në raste bullizmin.
Ndërgjegjësoi se edhe ata kanë përgjegjësi në episode bullizmi.
Organizo aktivitete me qëllim që të inkurajohen këta fëmijë spektatorë të zhvillojnë marrëdhënie pozitive me viktimat e mundshme.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit