3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bisedë me ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë Faisal Ghazi Ismail Hifzi

Më të lexuarat

Vizita e Ministrit të Çështjeve Islame Dr. Abdulatif Al-Shejh, në Kosovë  u realizuar me kërkesë të oborrit mbretëror

z. Ambasador, fillimisht  ju faleminderit që gjetët kohë që të zhvillojmë këtë bisedë për revistën “Dituria Islame” dhe njëherësh shprehim falënderime për Mbretërinë e Arabisë Saudite, qeverinë dhe popullin e saj  për gjithë atë që kanë bërë për Republikën e Kosovën.  

– Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Ju faleminderit. Dua të theksoj se ajo që Arabia Saudite u ofron të gjithë popujve myslimanë dhe jomyslimanë bazohet në mesazhin e njerëzimit mbi të cilin u themelua Mbretëria e Arabisë Saudite  dhe kërkon me të gjitha mjetet të ndihmojë çdo nevojtar me aftësitë e tij sipas kanaleve dhe kornizave zyrtare, dhe po e potencoj se  ne Arabi Saudite krenohemi  me qëndrimet që dorën e ndihmës që kemi ofruar  për vëllezërit tanë në Kosovë kur ka ndjerë nevojën.  

Si e  vlerësoni apo shihni vizitën e Shkëlqesisë së Tij Ministrit të Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite Dr. Abdulatif Al-Shejh dhe delegacionit të tij shoqërues në Kosovë dhe rëndësinë e saj?  

– Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Vizita e Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Çështjeve Islame, Dr. Abdulatif Al-Shejh, erdhi në bazë të direktivave bujare nga udhëheqja e Mbretërisë e përfaqësuar nga  Shërbëtori i dy Xhamive të Shenjta si dhe trashëgimtarit të kurorës, Zoti i ruajtë ata, të cilët janë gjithmonë të etur për t’i shërbyer Islamit dhe myslimanëve në botë dhe theksojnë rëndësinë e ndërtimit të urave të komunikimit me dijetarët dhe Bashkësitë Islame  për të punuar së bashku për të korrigjuar keqkuptimet rreth fesë islame e cila erdhi si mëshirë për botët dhe Mbretëri e Arabisë saudite  bazuar në udhëheqjen e saj në botën islame dhe vendndodhjen e saj gjeografike, e cila përfshin në vendet më të shenjta dhe më të dashurat për Zotin, Dy Xhamitë e Shenjta dhe ata ndjejnë peshën e përgjegjësisë  fetare karshi myslimanëve në botë në mënyrë që sqarojmë mesazhin e islamit e cila është ndërtuar mbi mëshirë, bashkëjetesë, tolerancë dhe këtë gjë e konfirmon edhe vizita e Shkëlqesia e tij Ministri i Çështjeve Islame, Dr. Abdullatif Al-Shejh, në takimet e tij zyrtare me zyrtarë në Kosovë.

 

Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi

– Si e shihni nënshkrimin marrëveshjes së bashkëpunimit në fushat islame  të nënshkruar nga autoritetet e Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe Ministri i Çështjeve Islame, Dr. Abdulatif Al-Shejh nga Arabia saudite?   – Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën është i rëndësishëm për organizimin e punës islame sipas një kornize të përbashkët zyrtare që përafron dhe arrin interesat e dy vendeve mike, dhe Mbretëria është e prirur për punë të organizuar që siguron arritjen e objektivave të përgjithshme të përcaktuara në kushtet e memorandumit të nënshkruar dy vjet më parë me Ministrinë e Çështjeve fetare dhe sot po finalizohet  me nënshkrimin e programit ekzekutiv për bashkëpunim në fushat e përhapjes së Islamit mesatar, moderimit,  dhe tolerancës që na nxit në to feja islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit