7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Luksemburgu në krye, kjo është lista e vendeve me rritjen më të lartë vjetore të çmimit të karburanteve në Evropë

Më të lexuarat

Sipas një studimi të Eurostat, të publikuar të martën, kostot e karburanteve janë rritur më shumë se çdo vend tjetër evropian vitin e fundit, pavarësisht tarifave të favorshme në krahasim me vendet fqinje.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi në shtator 2021, Luksemburgu regjistroi një rritje prej 31% të çmimeve gjatë 12 muajve të fundit.

Rritje të ngjashme çmimesh u vunë re në Rumani (29%) dhe Slloveni (29%) gjatë së njëjtës periudhë.

Instituti i statistikave me bazë në Kirchberg theksoi çmimet e paqëndrueshme të karburanteve gjatë dy dekadave të fundit në Evropë, pasi normat e inflacionit kanë arritur nivele të ndryshme, duke filluar nga -20% dhe +20%.

Kjo paqëndrueshmëri ka qenë veçanërisht e theksuar gjatë vitit të kaluar, bazuar në shifrat nga i gjithë Bashkimi Evropian.

Çmimet për benzinën 98 dhe naftën arritën së fundmi nivelet rekord, duke bërë që sindikata OGBL t’i bëjë peticion qeverisë që të shtyjë taksën e planifikuar të CO2, që pritet të rrisë çmimet e karburantit në vitin 2022. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit