“Me dashuri, nga Rusia”
MARRE NGA The Economist
“ Gjëja e vetme që dua më shumë se Rusia, është Serbia”, u shpreh në mënyrë të papërmbajtur, presidenti serb Tonislav Nikoliç, gjatë një vizite në Rusi. Qeveria e mëparshme e Serbisë, e shpalli Rusinë, Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Kinën si katër shtyllat e politikës së saj të jashtme. Gjithësesi, me rënien e entuziazmit, ai e bëri të qartë se BE-ja e tejkalon Rusinë në termat e rëndësisë strategjike.
A mund të ndryshojë kjo me zotin Nikoliç? Rusia i ka dhënë një mbështetje të fuqishme vokale për vite me rradhë Serbisë, e cila kundërshton pavarënsinë e Kosovës. Megjithatë, rreth 90 vende njohin tashmë Kosovën, një ish provincë serbe. Rusia nuk ka qenë në gjendje për të frenuar rrjedhën e ngadalshme të njohjeve, duke mos bërë asgjë për ti kthyer mbrapsht ato.
Bashkësia Inteligjente e Ekonomist, një organizatë motër e “The Economist” ka publikuar një analizë të qartë dhe të kthjelët të marrëdhenieve Serbo-Ruse. BIE thekson se vizita e Nikoliç “ nuk prodhoi asnjw element vërtetë të ri”. Megjithatë, Rusia, është e angazhuar në kreditimin e 300 milion $ për Serbinë në mbështetjë të buxhetit të vitit 2012 dhe 700 milion $ për vitin 2013. Më parë ata thanë se do të bëjnë “vetëm një kontribut të vogël” për të plotësuar kërkesat e huamarrjes së Serbisë për këtë vit, por kontributi i Serbisë mund të jetë shumë më i rëndësishëm në vitin 2013.
Rusia po e ndihmon gjithashtu, Serbinë edhe në mënyra të tjera. Nëse gjithçka shkon sipas planit, një shtrirje prej 411 kilometrash e gazësjellësit South Stream, e cila e lidh Rusinë me Austrinë dhe Italinë, do të kalojë nga Serbia. Puna supozohej se do niste në dhjetor. Kështu pra, kur Nikoliç takoi Vladimir Putinin, presidenti i Rusisë ishte” i paqartë, duke sygjeruar se Rusia nuk e ka përmbushur ende 100 % të planit të përkohshëm” për fillimin e punës.
Rusia i ka ofruar Serbisë një hua prej 800 milion $ për ndërtimin e një hekurudhe të dytë mes Beogradit dhe fqinjit aty pranë, Pançevos. Serbisë i duhet të gjejë 700 milion $ për të kompensuar tokën që pronarët do të humbasin nëse ajo ndërtohet. Për Serbinë, Rusia është një treg eksportues relativisht i vogël, por është një importues i madh i energjisë ruse. Megjithëse thelbi i marrëdhënies në zhvillim mes Rusisë dhe Serbisë është ekonomike, ka edhe një element të rëndësishëm politik, thotë BIE.
“Ka patur takime mes Ministrisë Serbe të Mbrojtjes dhe përfaqësuesve të industrisë së mbrojtjes ruse, mesa duket me qëllim të blerjes nga Serbia të pajisjeve ushtarake të Rusisë. Në prill të vitit 2012, një qendër humanitare ruso-serbe u hap në Nish, në Serbinë jugore. Kjo qendër ka zjarrfikëse dhe pajisje të konsiderueshme, të afta për pastrimin e minave, si dhe avionë jo-ushtarakë rusë të vendosur atje. Serbia, nga ana tjetër, ka deklaruar se ajo nuk do të bashkohet kurrë me NATO-n, dhe se ajo është e lumtur të jetë partneri i Rusisë në Ballkan. Përfitimet e Serbisë nga marrëdhëniet e ngushta me Rusinë janë të qarta, por Serbia nuk është se nuk po përdoret nga Rusia, duke qenë një nga vendet e pakta në Evropë me të cilën Rusia ka një marrëdhënie të mirë dhe tek i cili mund të besoj për mbështetje. Nëse Serbia i bashkohet përfundimisht BE-së, ajo do të luaj në rol të ngjashëm si Qipro, duke përfaqësuar skajin e Rusisë, në BE”.
Ambasadori në ikje i Rusisë në Beograd, Aleksandër Konozin, dha një pasqyrë interesante, lidhur me marrëdhëniet serbo-ruse, gjatë një interviste për televizionin B92. Serbët janë “përfaqësuesit më të ndritur të fiseve sllave” u shpreh ai, për të cilët ai do të donte të shihte rimarrjen e besimit për forcën e tyre për “ të ruajtur çdo pëllëmbë të tokës së tyre serbe, e cila u ruajt dhe ju la trashëgimi nga paraardhësit e tyre “. Konuzin fitoi famë, apo bëri emër, për akuzën ndaj serbëve gjatë një konference shtatorin e kaluar, se ato nuk po i mbrojnë interesat e tyre në Kosovë, teksa ai argumentonte se Rusia po e bënte një gje të tillë. Në intervistë ambasadori u pyet rreth vendimit gjatë shtatorit të vitit 2010, të Serbisë, për të rrëzuar një rezolutë të propozuar në OKB, për Kosovën si dhe lidhur me pozicionin e saj me BE-në. Përgjigjia e hidhur e Konuzin ishte: “
“Ne nuk mund të jemi më serb sesa vetë serbët. Për këtë arsye, teksa nën presionin e jashtëm- e cila nga gjasat, mbetet e papenduar edhe momentalisht- Beogradi ndryshoi plotësisht qëndrimin e mëparshëm dhe na pyeti për të mbështetur qënrimin e tij të ri, ndërsa nuk kishte mbetur asgjë për tu bërë nga ne, përveçse për të kënaqur këtë kërkesë. Megjithëse për ne, momenti i kësaj kohe, mund tjua them se ishte, krejtësisht i papritur. Rusia-partneri kryesor i Serbisë u përball me një fakt të kryer! Kjo nuk ishte në përputhje me marrëdhëniet e një partneriteti strategjik që ne përpiqemi për të ndërtuar”.
Publikisht zyrtarët serbë dhe rusë pëlqejnë të flasin lidhur me vëllazërinë e tyre sllave dhe ortodokse. Privatisht gjërat janë më të koklavitura. Rusët ankohen se serbët i bëjnë gjithmonë thirrje për ndihmë Rusisë, kur kanë nevojë për të, por harrojnë Rusinë dhe interesat e saj, kur gjërat janë duke shkuar mirë.
Zyrtarët serbë janë mjaft të lumtur të tundin qenin rus kur kjo i përshtatet atyre por privatisht bëhen tym kur rusët e vënë në siklet Serbinë. Rasti i Serbisë lidhur me Kosovën është i bazuar në argumentin e integritetit territorial, kështu pra kur Rusia njohu shkëputjen e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë nga Gjeorgjia në 2008, kjo ishte një zhgënjim i madh për serbët: kjo do të thoshte një ekspozim ndaj botës se mbështetja e Rusisë ndaj Serbisë nuk është e bazuar mbi parime por si një instrument i dobishëm për të lajkatuar dhe marrë me të mira, Amerikën dhe mbështetësit kryesorë perëndimorë të Kosovës.
Perktheu: Ervin Hakorja
…
