Mbi fenë në përgjithësi dhe Islamin në veçanti – Tarik Ramadan
Javën e kaluar, mora pjesë në një debat interesant në Universitetin e Kembrixhit, në të cilin paraqitej profesor Riçard Daukins, një biolog evolucionist dhe një mbrojtës i zjarrtë i ateizmit, si dhe Dr. Rouan Uilliams, ish Kryepeshkopi i Kantebërit. Çështja jonë ishte: Papajtueshmëria e fesë me shoqërinë moderne dhe sfidat e shekullit XXI. Profesor Daukins dhe kampi i tij, pohuan se feja është më shumë e rrezikshme sesa e dobishme, dhe se është në natyrshmërinë e saj “e keqe”. Për atë, teza e Krijuesit të universit, është pak më shumë se një ide e keqe, një lajthitje krejtësisht e pademonstrueshme. Qasja e tij ishte agresive, e prerë dhe tepër dogmatike- feja është e rrezikshme; dhe kështu ne duhet të jemi kritik ndaj pretendimeve tw egra tw saj, duke shpresuar që ajo thjesht të zhduket. Për dikë që pozicionohet si humanist racional, ky ishte një qëndrim kurioz: Ne duhet “të eliminojmë” kundërshtarin tonë dhe të kërkojmë shkatërrimin e tij në emër të fakteve “shkencore” që janë të vërteta të vetme dhe si të tilla vetëm meritojnë respekt. A mundet që dogmatizmi të jetë pjellë e racionalizmit, po ashtu edhe e fesë?.
Gjithsesi, si pikë e parë
E “vërteta” e mos-ekzistëncës së Krijuesit nuk është asgjë më shumë se një postulat që nuk mund të demostrohet, ashtu si Daukins si edhe filozofë dhe shkencëtarë të tjerë para e tij, e njohin këtë. Ajo nuk është asgjë më shumë se një “opinion” një “besim” vetëm se më shumë si “besim” i kundërshtimit të tezës. Racionalizmi ateist nuk mund të pretendojë për vete monopolin e vlefshmërisë shkencore për arsyen e thjeshtë se këndvështrimi i tyre për “ZOTIN” nuk është shkencor, nuk është i bazuar në prova dhe wshtw në fakt një montim i hipotezave dhe propabiliteteve. Gjithsesi, më llahtarisëse është qëndrimi si dhe pozita intelektuale gjysmë fetare e atyre të cilët kërkojnë zhdukjen e fesë. Nëse njerëzit fetarë mohojnë parajsën për kundërshtarët e tyre apo ndaj “jo-besimtarëve” ateistët do të kërkojnë në mënyrë të ngjashme të eliminojnë besimtarët e “rrezikshëm” me mënyrat e tyre “foshnjarake” si dhe me mendjet e tyre të mjegullta. Dikush, do të duhej të mendonte se qëndrimi i vetëm i vërtetë humanist- rruga e mesme ndërmjet dy tezave që nuk mund ta provojnë veten e tyre racionalisht dhe përfundimisht- do të ishte bërja e një angazhimi për debatin e vazhdueshëm, që e ndjek në mënyrë aktive atë dhe jashtë shqetësimit për integritetin e ndërsjellë intelektual.
E vetmja mënyrë për të mësuar për me qenë vetë-kritikë , si dhe për të punuar drejt përulësisë intelektuale, është kundërshtimi i ideve. Shekulli 21 – dhe ateistët – kanë nevojë për praninë e fesë, ashtu si feja, duhet të merren me sfidat reale si dhe të mendimtarëve të ditës në mënyrë që të mprehë ndërgjegjen dhe inteligjencën e atyre që studiojnë tekstet përjetësisht të shenjta, në frymën e përgjigjes ndaj sfidave të çështjeve të kohës së tyre. Në Kembrixh, kur erdhi koha për të votuar, publiku e përcaktoi Daukinsin dhe mbështetësit e tij në anën e tw gabuarve. Një shumicë e fortë e më shumë se një mijë studentë të pranishëm, dolën në përfundimin se feja ka qenë dhe duhet të mbetet një referencë e pranuar për njerëzimin.
Mbajtja e një pozicioni në debatet publike
Megjithatë, përtej fjalëve, poshtë debatit qëndron një rraskapitje po aq thellë sa është zbuluar. Në botën e sotme, feja me siguri mund ta bëjë veten të dëgjohet në shoqërinë civile, por në dukje, vetëm në përgjigje të pyetjeve të koklavitura të ngritura nga bota bashkëkohore apo të formuluara nga progresistë agnostikë apo ateistë. Feja është thirrur për tu marrë me çështjet që variojnë nga shkenca dhe evolucioni deri në ato në lidhje me statusin e grave dhe homoseksualitetin. Këto janë pyetje të rëndësishme dhe ndërgjegjja fetare e sotme duhet ti adresojë ato dhe të marrë një pozicion në debatet publike.
Megjithatë, toni është polemizues, ku vetë feja ka marrë një pozicion mbrojtës në një përpjekje të vazhdueshme për të justifikuar veten. Me normat progresive ateiste apo mendimin agnostik që shpesh tani, po imponohen në mënyrë të njëanshme, ekuilibri historik i forcave ka ndryshuar. Presioni po rritet deri në pikën ku ne nuk duhet të largohemi ndonjëherë shumë larg nga një formë e re e inkuzicionit intelektual. Duke pasur parasysh këto rrethana, mund të jetë e vështirë për të argumentuar kontributin e shumëfishtë të fesë në evolucionin kulturor të njerëzimit gjatë gjithë historisë. Epoka moderne ka ardhur për ti ngjarë një lloji “shkencor”, “përparimtar”, “racional” (dhe të paarsyeshme) të gjykimit, në të cilën vetë feja është në gjyq për “përkatësinë ndaj së kaluarës”.
Në Perëndim, gjetja e re e dukshmërisë së qytetarëve dhe rezidentëve myslimanë e ka transformuar Islamin në një objektiv kryesor. Miliona myslimanë – xhamitw, veshjet dhe praktikat fetare të së cilëve janë mjaft të dukshme – përbëjnë një sfidë për bashkëqytetarët e tyre, intelektualët dhe politikanët. Feja është kthyer me jehonën e një epoke për të cilën disa njerëz besonin se ishte zhdukur përgjithmonë. Myslimanët, si individë, përballen me të njëjtin presion të vazhdueshëm mbi parimet themelore të besimit të tyre, praktikave dhe qëndrimeve të tyre mbi Sheriatin, mbi xhihadin, terrorizmin, gratë, dhunën, shamitë etj.
Feja dhe prania e tyre tashmë janë përcaktuar si probleme, ata duhet të kushtojnë më të shumtën e kohës së tyre, për të shpjeguar saktësisht, se në fakt, ky perceptim është pa baza. Politikanët, intelektualët, gazetarët dhe qytetarët e thjeshtë, duken në një gjendje të paaftë për të kuptuar idenë se prania e Islamit dhe myslimanëve mund të jetë në favor të disa interesave, se ata mund të japin shumë kontribute në shoqëritë perëndimore. Ato më mendje-hapur, ju shmangen përcaktimit të problemeve, dhe vetëm pak janë të gatshëm që të pranojnë faktin se myslimanët mund të kenw një kontribut pozitiv (ose se ata mund të mësojnë diçka prej tyre). Ata i nxisin myslimanët që të jetojnë një ekzistencë më të normalizuar. Me fjalë të tjera, që të jenë shumë më pak të dukshëm. Disa myslimanë – më mungesë të besimit – vërsulen drejt grindjeve. Ajo çka nuk mund të konceptohet është një prani pozitive të Islamit në Perëndim, duke u bazuar në pjesëmarrjen dhe kontributin. Jo. Islami mbetet një problem me të cilin duhet të merremi edhe pak më shumë.
Dhe ende, tradita myslimane, ashtu si të gjitha filozofitë dhe fetë, thërret ndërgjegjen njerëzore për tu shqetësuar pwr kuptimin e jetës, me dinjitetin njerëzor, me respektin ndaj dinjitetit njerëzor kundër sfondit të praktikave të tilla të rrezikshme si inxhinieria gjenetike dhe legalizimit në rritje të torturës. Spiritualiteti mysliman, nga shkollat tradicionale të jurisprudencës e deri tek qarqet mistike (Sufizmi), fton ndërgjegjen dhe zemrën për të reflektuar mbi termat dhe kushtet e lirisë së qenieve, të mendimit të pavarur.
Ajo madje i vendos në pikëpyetje tejkalimet e konsumizmit dhe skllavërisë komerciale. A mund të ketë asgjë për të ndarë me qytetarët, traditat dhe praktikat shpirtërore të së cilëve i japin krenarinë e duhur përgjegjësisë dhe domosdoshmërisë të së qenurit subjekt, një qenie të plotë, apo një të rrituri të përgjegjshëm? Ashtu siç bëjnë filozofitw, fetw dhe traditat e tjera shpirtërore, Islami bën pyetje themelore në lidhje me qëllimet përfundimtare që ne u caktojmë aktivitetet tona, qofshin ato politike, ekonomike apo shkencore si dhe në mjetet (teknologjike, ushtarake, etj) për të cilat ne vihemi në lëvizje për ti arritur ato.
Ne nuk duhet dhe nuk mund të kërkojmë konvertimin e të tjerëve, e as që të kufizojmë diturinë dhe lirinë, por të ngremë pyetje serioze rreth skajeve, në lidhje me etikën, mbi dinjitetin tonë personal dhe atij të gjitha qenieve dhe të Natyrës në vetvete. Në zemër të Islamit, qëndron një urdhëresë e solidaritetit që pa të cilin individualizmi i mirë zhvilluar i ynë, nuk mund të bëjë. Të drejtat e të varfërve duhet të bëhet një pjesë integrale e detyrës së ndërgjegjes njerëzore.
Të drejta të plota subjekteve kritike
A mund të bëjnë shoqëritë tona pa këtë lloj të menduari? A nuk kanë ato ndonjë nevojë për një debat të shëndetshëm mbi parimet etike dhe qëllimet përfundimtare? A mundet feja në përgjithësi dhe Islami në veçanti, të mos kenë asgjë për të ofruar përveç arsyetimeve të pafundme që shtrihen në thelbin e konfliktit të dëmshme ideologjike? A mundet perëndimi që së fundmi të bëhet i vetëdijshëm për diversitetin e pasur që shtrihet brenda tij? A do të jetë ai në gjendje që të gjejë një mënyrë të duhur për të bërë përdorimin e pranisë së Islamit dhe të myslimanëve në mesin e saj duke kuptuar kontributin e tyre pozitiv për debatet e mëdha filozofike që epoka jonë aq dëshpërimisht ka nevojë? A do të jetë në gjendje për të pajtuar veten me vlerat e saj të pluralizmit dhe të barazisë? Dhe a do të jenë myslimanët në gjendje për të çliruar vetet nga një sjellje e formësuar nga një ndjenjë e viktimës, e një pakice të dukshme, si edhe nga ndjenjat e tyre se ata janë objekte të perceptimeve negative të bashkëqytetarëve të tyre? A do të zotërojnë ato guximin për tu bërë intelektualisht, shkencërisht, artistikisht dhe etikisht të dukshëm si subjekte kritike me të drejta të plota, po ashtu edhe jo më pak të lirë për të qenë kështu edhe si besimtarë?
Horizonti i së ardhmes tonë të përbashkët qëndron në bashkimin e këtyre dy grupeve të pyetjeve. Perëndimi dhe Lindja. I tillë është fati i të pasurve dhe i të varfërve; pyetja ekzistenciale që të gjithë ne duhet të zgjidhim.
Perkthu: Evin Hakorja
…
