2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ekonomia e Turqisë ka vazhduar rritjen e pandërprerë për 22 tremujorë

Më të lexuarat

Ekonomia e Turqisë që nga tremujori i parë i vitit 2009 ka vazhduar rritjen e saj të pandërprerë për 22 tremujore.
 
 Ekonomia e Turqisë në tre mujorin e parë të këtij viti duke u rritur mbi pritshmëritë e tregut e ka çuar periudhën e pandërprerë të rritjes në 22 tre mujore.
 
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Turqisë duke u rritur me 2.3 përqind mbi normën e pritshmërisë së tregut e cila është 1.6 në tremujorin e parë, ku për këtë ka qenë aktive “ringjallja” në tremujorin e fundit të vitit të kaluar në kërkesat e brendshme.
 
Kështu pas këtyre të dhënave ekonomia e Turqisë që nga tremujori i parë i vitit 2009 ka vazhduar rritjen e saj të pandërprerë për 22 tremujore.
 
Nëse vërehen detajet e poshtme të rritjes në tremujorin e parë të këtij viti shpenzimet e konsumit privat kanë shënuar rritje 4.5 përqind mbi pritshmërinë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke kontribuar me 3.5 për qind në rritjen e tremujorit të parë. Ndërsa shpenzimet e konsumit final të qeverisë në të njëjtën periudhë kanë shënuar rritje me 2.5 përqind, si dhe eksportet e mallrave dhe shërbimeve janë tkurrur me 0.3 përqind.
 
Nëse vërehen shpenzimet e konsumit privat në tre mujorin e parë, rritja më e lartë respektivisht ka qenë me 16.9 përqind në shpenzimet e “Transportit dhe komunikimit” dhe me 15.1 përqind në “shëndetësi”.
 
Në bazë sektoriale, rritja në tremujorin e këtij viti në sektorin bujqësor ka shënuar rritje me 2.7 përqind, në industrinë e prodhimit 0.8 përqind, në atë të tregtisë 1, në sektorin e transportit 1.1 përqind dhe aktivitetet e financave-sigurimit 6.7 përqind, ndërsa sektori i ndërtimit ka patur një tkurrje me 3.5 përqind.
 
Ekonomistët duke u shprehur se në tremujorin e dytë treguesit parësor kanë treguar vazhdimësinë e “ringjalljes” së aktivitetit ekonomik,  kanë theksuar se në pjesën e dytë të vitit në rast se hiqet pasiguria politike këtë vit mund të shënohet një rritje prej 3-4 për qind.
 
Ekonomist i investimeve, Muammer Kömürcüoğlu, në një vlerësim për gazetarin e Anadolu Agency (AA), tha se surpriza e rritjes në tremujorin e fundit të 2014 ka rezultuar si pasojë e vazhdimësisë të “ringjalljes” e cila filloi në kërkesën e brendshme.
 
Kömürcüoğlu, i cili ka pohuar se bëhet fjalë për marrjen më përpara të harxhimeve para zgjedhjeve, ka shtuar se sipas treguesve parësorë në tremujorin e dytë të vitit ka gjasa të vazhdojë gjallëria e butë në aktivitetin ekonomik.
 
Kömürcüoğlu vlerëson se në pjesën e dytë të vitit pas zgjedhjeve mendohet se do të ketë një dobësim në investime dhe konsumin e brendshëm për shkak të pasigurisë dhe tha se: “Për këtë arsye mendojmë se rritja për vitin 2015 do të jetë 2.6 përqind”
 
– “Presim që rritja në tremujorin e dytë të jetë në 3-4 përqind”-
 
Ndërsa këshilltarja e investimeve dhe drejtoreshë e Kërkimeve në Investimet Publike Banu Kıvcı Tokalı ka pohuar se në tremujorin e parë rënia në normën e rritjes, janë pjesërisht të kufizuara me kontributin e lartë të pritshmërisë.
 
Tokali e cila shprehet se nuk ka një mbështetje shumë të rëndësishme publike, ajo ka theksuar se në tremujorin e dytë presin dukshmëri të shenjave të përmirësimit në kërkesën e brendshme dhe rritjen e normave në masën 3-4 përqind.
 
– “Turqia ka vazhduar të jetë një nga vendet që ka shënuar rritjen më të shpejtë brenda vendeve G20”-
 
Krye-ekonomisti i Odeabank İnanç Sözer duke vlerësuar se ekonomia turke ka shënuar rritje me 2.3 përqind përtej pritshmërive në tremujorin e parë të vitit, tha se shpenzimet e konsumit privat janë rritur me 4.5 përqidn përtej parashikimeve dhe kanë kontribuar në rritjen e kërkesës së brendshme me 3.5 përqind në tremujorin e parë, ndërsa kërkesa e jashtme ka ulur rritjen me 1.2 përqind.
 
Sözer, gjithashtu tha se: “Pavarësisht kushteve të vështira financiare dhe rreziqeve gjeopolitike, sipas të dhënave të rregulluara sezonale, Turqia, ka vazhduar të jetë vendi me rritje më të madhe mes vendeve të G20”.
 
Ndërsa krye-ekonomisti i Investimeve Burgan, Haluk Bürümcekçi në lidhje me forcën e trendit të rritjes u shpreh se treguesit janë pozitivë dhe në krahasim me tremujorin e kaluar ka shenja të forcimit.
 
Bürümcekçi, i cili ka theksuar se rreziqet në parashikimet e rritjes në fundvit të cilat janë 2.9 përqind janë të balancuara ka shtuar më tej se: “Kundrejt të dhënave të tremujorit të parë të cila kanë ardhur më mirë se sa ishin parashikuar dhe pavarësisht përmbledhjeve të pritura në vëzhgimet e tremujorit të dytë, duke marrë parasysh rreziqet e paqartësive të tanishme që mund të krijohen në aspektin e pjesës së dytë, ne ruajmë pa ndryshuar parashikimet e rritjes”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit