0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çavuşoğlu sinjalizon vizitë në Kabul me homologë nga “vende mike”

Më të lexuarat

“Ne ndjekim nga afër situatën në Afganistan. Ne po planifikojmë të shkojmë në Kabul me disa ministra të tjerë të Jashtëm në periudhën e ardhshme”, tha kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sinjalizoi se do të vizitojë kryeqytetin afgan Kabul me një grup homologësh nga vendet mike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne ndjekim nga afër situatën në Afganistan. Ne po planifikojmë të shkojmë në Kabul me disa ministra të tjerë të Jashtëm në periudhën e ardhshme”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij indoneziane Retno Marsudi.

Kryediplomati turk tha se me homologen e tij indoneziane kanë diskutuar këtë çështje gjatë takimit të tyre në New York.

Çavuşoğlu tha se disa ministra të tjerë miq gjithashtu “do të pëlqenin idenë”, duke shtuar: “Ne do të planifikojmë këtë në ditët në vijim”.

Komentet e ministrit Çavuşoğlu erdhën në kohën kur Afganistani përballet me një krizë ekonomike pasi talebanët morën kontrollin në vend, krizë që po prek rreth 18 milionë njerëz apo gjysmën e popullsisë së vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit