1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mosmarrëveshje midis Gjykatës Kushtetuese dhe asaj Supreme rreth një rasti

Më të lexuarat

Prishtinë, 4 qershor – Një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk është publikuar akoma ka acaruar Gjykatën Supreme. Gjykata Kushtetuese ka gjetur të jetë bërë shkelje e së drejtës për gjykim të drejtë në rastin e një kërkese për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. 

Por, Supremja konsideron se vendimi i Kushtetueses që të përjashtohen gjykatësit nga paneli për shqyrtim mund të sjellë situata kur nuk do të ketë gjykatës për të vendosur.

Kreu i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka frikën se nëse një palë bën kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, më shumë se dy herë, nuk do të ketë më kush t’ia shqyrtoj kërkesën. 

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se është shkelje e së drejtës për gjykim të drejtë në një rast ku një gjykatës (Valdete Daka) që ka marrë pjesë në dënimin në shkallë të parë nuk mund të jetë pjesë e panelit shqyrtues prej pesë gjykatësve në asnjë rrethanë tjetër. Në këtë rast as në shqyrtim të kërkesës për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit.

Gjykata Sperme, aktualisht, ka vetëm 13 gjykatës dhe dilema e kreut të saj Fejzullah Hasanit është se mund të vijnë në situata kur nuk do të kenë gjykatës për të shqyrtuar raste të tilla.

“Ne kurrë nuk i kemi përjashtuar gjykatësit, sepse konsiderohet se është një rrethane e re që për herë të parë vjen para gjykatës. Ne jemi të obliguar të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që gjykatësi në asnjë çështje tjetër nuk mund të merr pjesë. Duhet t’i respektojmë nuk e kemi çare. Por, po them se kemi me ardhë në situatë që nuk do kemi gjyqtarë, sepse këtë mjet juridik pala mund ta paraqes 7-8 nëse përjashtohen çka ndodhë. Ne jemi vetëm 13 gjykatës”, i ka thënë Hasani Radio Kosovës. 

Ndërsa, vetë gjykatësja, emri i së cilës është gjetur si shkelje, Valdete Daka, konsideron se është bërë shkelje nga Kushtetuesja kur është publikuar rasti para se të merret vendimi.

“Unë nuk kisha dashur të komentoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse jam gjykatëse edhe vetë dhe nuk i komentoj vendimet. Por, mendoj se në këtë rast është bërë qëllimisht dhe është qit në atë kontest 2-3 ditë para se të hyj unë në intervistë në konkursin për Gjykatën Kushtetuese dhe është bërë publike a në fakt vendimi akoma nuk është marrë”, ka thënë Daka.

Gjykata Kushtetuese, sipas rregullave, nuk komenton vendimet e saj. Në këtë rast, ky vendim, akoma nuk është publikuar zyrtarisht. 

Ndërsa, rasti i palës që kishte dërguar rastin në Kushtetuese për mbrojtje të ligjshmërisë, një person i dënuar për trafikim me njerëz dhe armëmbajtje pa leje, Bajrush Gashi, pritet të kthehet në shqyrtim.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit