0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si qëndron puna e tarikatit dervish/sufi?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si qëndron puna e tarikatit dervish/sufi?

***

Përgjigja:

Kjo filozofi bie në kundërshtim me shumë prej normave të islamit dhe ideve të tij. Sufizmi në formën e tij më të lehtë i ngjan murgërisë që kanë shpikur të krishterët në fenë e vet e që Allahu nuk ua obligoi, pastaj erdhi islami i cili e konsideroi të pavlerë murgërinë në Islam. I Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: “Nuk ka murgëri në Islam”. [1]
Sufizmi në të vërtetë duket si ndikim nga murgëria që kanë shpikur të krishterët e që pas së cilës u kapën fort dhe siç thotë Allahu:

Ata nuk iu përmbajtën asaj ashtu siç duhet. Hadid: 27

Disa myslimanë u ndikuan nga murgëria e krishterëve dhe u shëmbëllyen me ta, ndërkohë që i Dërguari i Allahut [ﷺ] na ka tërhequr vërejtjen në diçka të tillë, në fjalën e tij kur thotë: “Do të ndiqni rrugën e atyre që ishin para jush pëllëmbë më pëllëmbë, dhe hap pas hapi, edhe nëse hynë në strofkën e hardhucës do të hyni”. Ata thanë: Hebrejtë dhe të krishterët?! Ai [ﷺ] tha: E kush tjetër veç tyre?! [2]
Me atë që bënin murgjit e krishterë u ndikuan disa myslimanë dhe i imituan ata në këtë, aq sa murgëria filloi të shfaqte kryet në kohën e profetit -alejhi selam- , se murgëria në të vërtetë është diçka në të cilën prehet nefsi i njeriut, e cila anon nga lënia e bukurive të kësaj bote dhe nefsi ia zbukuron njeriut këtë murgëri, prandaj ajo i shfaqi kryet në kohën e e të Dërguarit të Allahut [ﷺ] tek disa nga shokët e tij, [ﷺ]. Prej tyre është ajo çfarë është përcjellë se Pejgamberi [ﷺ] vëllazëroi mes Ebu Dardasë dhe Selman Farisiut [3], një vëllazëri që nuk gjen të tillë në gjithë botën.
Kjo ishte mjet për përforcimin e lidhjes mes muhaxhirëve dhe ensarëve banorëve të Medines dhe në mesin e këtyre që vëllazëroi Pejgamberi [ﷺ] ishte Ebu Darda dhe Selman Farisiut dhe rrjedhojë e saj ishte shpeshtimi i vizitave. Një ditë erdhi Selman Farisiu tek shtëpia e Ebu Dardasë, hyri, dha selam dhe gjeti gruan e tij e nuk e pa vëllain e tij Ebu Dardanë. Atij i bëri përshtypje gjendja e Ummu Dardasë dhe paraqitja e saj e leckosur dhe i tha asaj: Ç ‘është kjo o Ummu Darda? Ajo tha: Vëllai yt Ebu Darda, ai falet natën dhe agjëron ditën, ska nevojë për dynjanë. Selmani E mbajti të fshehur këtë dhe shumë shpejt Ebu Darda u kthye. Ai nxitoi ti shtronte ushqim përpara. Kur u ul nuk hëngri, e ndërkohë ai (Selmani) e dinte prej Ummu Dardasë se ai ishte agjërueshëm. Ebu Darda këmbënguli që ai të hante kurse ai i tha: Për Zotin nuk ha derisa të hash edhe ti! Dhe kështu ia çeli atij agjërimin dhe ai u ul të hante me të, pastaj i tha atij ato fjalë të cilat ia miratoi profeti -alejhi selam- dhe i tha: O Ebu Darda, trupi yt ka hakun e vet, vetja jote ka hakun e vet dhe gruaja jote ka hakun e vet, pra jepja secilit hakun e vet! Pastaj shkoi tek profeti -alejhi selam- dhe ia tregoi historinë. Pejgamberi [ﷺ] tha: Të vërtetën ka thënë Selmani. Ebu Darda bëri atë që bëjnë murgjit, që është largimi nga gruaja dhe kënaqja me hallallin prej saj, nga të ngrënët e të pirët vetëm se me masë.

Po në këtë mënyrë u dukën shenjat e saj tek një sahabi tjetër i vogël në moshë, por që u edukua me bindjen e Allahut dhe adhurimin e tij e që është Abdullah bin Amër bin El As -radiallahu anhu-

Atë e martoi i ati, Amër bin Asi, me një vajzë nga kurejshët, dhe pas disa ditësh (nga martesa) e pyeti atë se si po shkonte martesa me birin e tij? Ajo i tha: “Akoma s’kemi fjetur në një shtrat bashkë.” Dmth., është martuar, por s’është martuar, dhe i tha Amrit se ai falet natën e agjëron ditën. Natyrisht që Amrit nuk i pëlqeu kjo gjë dhe shkoi tek Pejgamberi [ﷺ] të ankohej për birin e tij. Ka thënë Abdullah bin Amër: Ose më takoi Pejgamberi [ﷺ] ose më çoi fjalë. I tha atij: O Abdullah, më kanë thënë se ti falesh natën dhe agjëron ditën dhe nuk i afrohesh grave. Ai tha: Po, kështu kam bërë, o i dërguar i Allahut [ﷺ]. Pejgamberi [ﷺ] i tha atij: “Nefsi (vetja) yt ka hakun e vet, trupi yt ka hakun e vet, gruaja jote ka hakun e vet, miku yt ka hakun e vet…” Fakt këtu është se edhe këtu ka anim nga murgëria, prandaj Pejgamberi [ﷺ] e hodhi poshtë këtë gjë me këto lloj zgjidhjesh personale, pastaj me hadithin e përgjithshëm: “Nuk ka murgëri në islam”. Kjo është gjëja më e pakët tek sufitë, por me kalimin e kohës sufizmi ka përparuar derisa ka arritur në kufër më shumë se kufri i hebrenjve dhe i krishterëve së bashku aq sa kanë arritur deri në panteizëm (besimi se Zoti është gjithçka dhe gjithçka ja është zot) që do të thotë se nuk ka krijues dhe të krijuar por ato janë një e vetme siç thonë materialistët, natyralistët dhe ateistët të gjithë, si komunizmi dhe mentalizmi se nuk ka tjetër përveç natyrës dhe ky panteizëm ku kanë arritur në të vërtetë është më e rrezikshme se sa ateizmi i hapur. Kjo pasi ata që e mbështesin argumentohen për të me fakte nga kurani dhe syneti, kjo natyrisht duke luajtur me argumentet, jo duke i shpjeguar  por duke i ndryshuar ato, si për shembull fjala e Allahut të madhëruar: (Nuk gjuajte ti kur gjuajte, por Allahu gjuajti). Argumentohen me këtë ajet duke thënë se ai që gjuan është Allahu. Mirë, po Muhamedi, i dërguari i Allahut? Thonë: Muhamedi është një prej shfaqjeve të dukshme të madhështisë së Zotit, prandaj myslimani nuk duhet të bjerë pre e atij që quhet sufizëm, sepse më e pakta dhe më e lehta prej saj është humbje dhe më e keqja e saj është kufër, mohim i të gjitha legjislacioneve qiellore. Këtë përgjigje munda ti jap kësaj pyetje që lidhet me sufitë duke ditur se pas kësaj kanë dalë shumë tarikate të njohura, secila me mënyrat, zakonet dhe adhurimet e veta, që të gjitha këto nuk janë nga islami.

Shejh Albani, “Silsilet El-Huda ue En-Nur”, kaseta nr.16

Përktheu: Udha e Besimtarëve

—————————-
[1] “Es Sahiha”, 394.
[2] Buhariu dhe Muslimi
[3] Buhariu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit