1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rritet numri i vetëvrasjeve në mesin e ushtarëve amerikanë

Më të lexuarat

Vetëvrasjet në mesin e trupave amerikane janë rritur me 15 për qind në vitin 2020 nga viti 2019, sipas një raporti të Pentagonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “USA TODAY” ishte e para që raportoi shifrat e vetëvrasjeve nga burime të Kongresit dhe Departamentit të Mbrojtjes, të cilat treguan se 580 ushtarë i morën jetën vetes në krahasim me 504 ushtarë në vitin 2019.

Shifra përfshin 384 ushtarë aktivë, 77 rezervë dhe 119 trupa të Gardës Kombëtare, thuhet në Raportin Vjetor të Vetëvrasjeve të vitit 2020.

Shumica e ushtarëve që kryen vetëvrasje ishin burra të rinj të regjistruar, tha një ndihmës i Kongresit për gazetën amerikane.

Në vitin 2018, 543 trupa vdiqën nga vetëvrasja.

Raporti njoftoi për një rritje të vetëvrasjeve midis ushtarëve në Alaskë, me gjashtë vetëvrasje të dyshuara në gati gjysmën e këtij viti.

Sipas “USA TODAY”, ushtria shpenzoi më shumë se 200 milionë dollarë në vitet e fundit për të parandaluar vetëvrasjet në bazat në Alaskë.

Dr. Karin Orvis, Drejtore e Zyrës për Parandalimin e Vetëvrasjeve pranë Departamentit të Mbrojtjes, tha në raport se vetëvrasja mbetet një çështje serioze e shëndetit publik në SHBA dhe ushtri.

“Përpjekjet tona duhet të orientohen në shumë aspekte të jetës që ndikojnë në vetëvrasje”, tha Orvis.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i ka quajtur gjetjet “shqetësuese”.

“Shkalla e vetëvrasjeve midis anëtarëve të shërbimit tonë dhe familjeve ushtarake është ende shumë e lartë dhe trendet nuk po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha Austin në një deklaratë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit