9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Edward Snowden: NSA ka përgjuar edhe Kryeministrin britanik, David Cameron

Më të lexuarat

“Pra, po. Edhe David Cameron si çdo kush tjetër ndodhet në bazën e të dhënave të NSA-së”.
 
 Ish- punonjësi i kontraktuar i Agjencisë Sigurisë Kombëtare (NSA) të SHBA-së Edward Snowden, ka pretenduar se SHBA ka përgjuar edhe Kryeministrin britanik, David Cameron, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Snowden i cili është lidhur me një video konferencë në një aktivitet të organizuar në Londër nga Amnesty International tha se NSA në kuadër të programit të monitorimit ka mbledhur informacionet e komunikimit të shumë personave dhe se Kryeministri britanik, David Cameron është në mesin e këtyre personave.
 
Ndaj pyetjes nëse SHBA-ja ka përgjuar edhe kryeministrin Cameron apo jo, Snowden i është përgjigjur se vitin e kaluar kongresmeni i SHBA-së, Bernie Sanders ka pyetur drejtorin e NSA-së nëse e kanë përgjuar apo jo, ku drejtori i është përgjigjur se kanë përgjuar dhe monitoruar të gjithë.
 
Snowden më tej tha se: “Pra, po. Edhe David Cameron si çdo kush tjetër ndodhet në bazën e të dhënave të NSA-së”.
 
Snowden i cili ka kritikuar Britaninë se është aktive në rrjetin e monitorimit të NSA-së, ka mbrojtur idenë se janë shkelur të drejtat e privatësisë së popullit britanik. Snowden gjithashtu ka pretenduar se Komunikimi Dixhital dhe Agjencia e Inteligjencës (GCHQ) është në bashkëpunim me NSA-në.
 
Ai u largua nga SHBA-ja në verën e 2013 dhe i cili nisi të publikoi dokumentet e para të NSA-së nga dhoma e një hoteli në Hong Kong. Edhe pasi mori leje për strehim në Rusi ai ende qëndron në një vend të pa ditur.
 
Snowden i cili është bërë shkaktarë i krizave diplomatike në shumë vende për shkak të dekonspirimit të dokumenteve të NSA-së, akuzohet nga SHBA-ja për spiunazh dhe gjithashtu kërkohet ekstradimi i tij nga Rusia.
 
Gjithashtu është pretenduar se NSA-ja ka monitoruar komunikimin e shumë personave duke përfshirë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit