2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A është më mirë të lexohet Kurani apo të dëgjohet me audio?

Më të lexuarat

Pyetje:

A është më mirë të lexohet Kurani, apo të dëgjohet me audio?

***

Përgjigje:

Leximi i Kuranit dhe dëgjimi i tij të dyja janë vepra të mira për të cilat
muslimani do të shpërblehet.
Pejgamberi nganjëherë kishte qejf të dëgjonte Kuranin nga të
tjerët. Abdullah bin Mes’ud r.a., transmetohet të ketë thënë:
I Dërguari i Allahut më tha:
– Ma lexo Kuranin.
– O i Dërguar i Allahut, të ta lexoj kurse ty të është shpallur? -, i thashë.
– Dua të dëgjoj nga të tjerët.
– Kështu, unë e lexova en-Nisa dhe, kur arrita te ajeti « Si do të jetë puna, kur Ne
do të sjellim një dëshmitar prej çdo populli dhe të sjellim ty [O Muhamed] si
dëshmitar kundra tyre? » [en-Nisa, 41], e çova kokën – apo një burrë që ishte
pranë meje më preku me dorë dhe unë e çova kokën – dhe pashë t’i rridhnin lotët.. [1]

Pra, më së miri është të bëhet ajo që i bën dobi personit dhe ajo që ka më shumë ndikim
te ai, qoftë lexim, qoftë dëgjim. Sepse qëllimi i leximit është që të reflektohet dhe të
kuptohet domethënia si dhe të veprohet sipas asaj çka thuhet në Librin e Allahut, siç
thotë Allahu i lartësuar:
« [Ky është] Një Libër [Kuran] që ta kemi shpallur, përplot bekime, që ata të
reflektojnë mbi vargjet e tij dhe që të kujtojnë ata që marrin vesh. [Sad, 29]
« Vërtet, ky Kuran udhëzon për te më e drejta.  [el-Isra, 9]
« Thuaj: Për ata që besojnë ai është një udhëzues dhe shërim. [Fussilet, 44]

Fetua Shejh bin Baz 11/364

Allahu e di më së miri.

————————

[1] Buhariu [4582 dhe 5049] dhe Muslimi [800]

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit