Korrespondenti i televizionit publik të Sirisë për qytetin Halep, është goditur me këpucë nga një djalë i ri, teksa ishte në linjë direkte me studion qendrore në Damask.
Ndërkohë që korrespondenti po fliste mbi pasojat e vendimit të shteteve arabe i cili kërkon menjëherë ndërprerjen e gjakderdhjes nga ana e regjimit në pushtet, në ekran është shfaqur një djalë i ri, i cili pasi e godet me këpucë disa herë korrespondentit thërret:”Televizioni sirian është gënjeshtar” dhe është larguar me vrap. Videoja që është hedhur në youtube ka shënuar një numër të lartë shikuesish, pasi është hera e parë që një korrespondent i televizionit publik të Sirisë goditet me këpucë. /ardhmeriaonline/kohaislame