Akademik Rexhep Qosja u kërkoi kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti që ata vetë dhe qeveritë të takohen më shpesh për të pasur një ideal të përbashkët, Qosja deklaroi në Prishtinë pas dekorimit nga Rama me Yllin e Mirënjohjes se sot për të është një ditë e bukur sepse dy qeveritë janë bërë bashkë, dhe tha se kjo duhet të vazhdojë.
Ai vlerësoi Ramën dhe Kurtin si dy politikanë intelektualë që duhet të prijnë qeveritë e tyre drejt zhvillimit politik dhe kombëtar të popullit shqiptar.
“E ndjej veten mirë, shumë mirë që kryeministri Edi Rama më dekoroi me Yllin e Mirënjohjes Publike. Kryeministri Edi Rama është njëri prej politikanëve më të suksesshëm të Shqipërisë në 30 vitet e fundit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Ai ka sjellë risi, fryte, zhvillime të reja në jetën politike shqiptare. Edi Rama është edhe intelektual krijues. Ai është piktor dhe është edhe shkrimtar. Ai shkruan romane, trajtesa, ese dhe trajta të ndryshme letrare.
Ky nderim m’u bë sot në Prishtinë. Ku nderim i veçantë me këtë simbol të jetës dhe historisë sonë m’u bë pas takimit mes dy delegacioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës, Si Edi Rama, edhe Albin Kurti është politikan dhe intelektual krijues. Atë e shquan një cilësi e veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur flet, deklaratat bisedat, intervistat për të parë se Albin Kurti ka një kujtesë me fjalë të huaja dhe memorie të jashtëzakonshme ku janë mbledhur të dhëna sa në një bibliotekë mbi historitë e Europës, popujve të tjera. Prej të dhënave të tij edhe mund të mësohet.
Rama dhe Kurti janë dy politikanë intelektualë. Kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit në të cilat pjesa më e madhe e popullit u dha votën dhe besimin. Nuk mund të mos themi që kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti janë edhe të kritikuar. Të kritikuar me arsye dhe pa arsye. Mund t’i dëgjojmë kritikat që janë të padëshmuara. Kritikat janë të nevojshme në jetën politike shoqërore. Sjellin nxitje për punë të reja.
Fjala intelektual i obligon ata që merren me politikë, se në atë mënyrë po merren me jetën dhe të gjithë atë që kanë të bëjnë me të ardhmen e popullit. Unë kam shkruar shumë dhe më tepër se duhet, Në shkrimet e mia, kurrë nuk i kam ndarë apo veçuar njërën prej tjetrës, Shqipërinë dhe Kosovën. I kam parë bashkë, si një tërësi. Të bashkuar, të bashkuara me të kaluarën, në të tashmen dhe i kam dëshiruar të bashkuara edhe në të ardhmen. Kam vërejtur duke lexuar edhe të tjerët, dhe atë ku jemi ne sot na kanë ofruar një shumës historike për ta ndryshuar dhe përmirësuar fatin tonë. Fati jonë ka qenë shumë i rëndë.
Një fat historik tragjik. Vetëm shqiptarët janë copëtuar në 5 shtete. Për këtë arsye kryeministri britanik i asaj kohe ka thënë kur ende kishte shtete që mohonin shqiptarët: Shqiptarët janë komb dhe kemi bërë padrejtësi të madhe., Një ditë do e korrigjojmë. Filluan ta korrigjojnë. Kjo që gjë që kemi për të bërë përpjekje për të ndryshuar dhe për të përmirësuar fatin tonë historik na bën përgjegjës të gjithëve. Takimi i sotëm pa dyshim mua më solli shumë gëzim. I solli gëzim të gjithë shqiptarëve. Është një takim premtues.
O sa bukur. Sa duket bukur kjo pamje e politikanëve dhe ministrave nga Shqipëria dhe Kosova. Unë i lejoj vetes në moshën në të cilën jam prej 85 viteve i futur në vitin 86, më jep të drejtë morale. T’i ftoj Ramën dhe Kurtin të takohen si sot më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre. Të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre dhe në këto takime të bëjnë, të njësojnë një ideal të përbashkët që na e ka lënë epoka e rilindjes. E kanë krijuar Shqipërinë dhe shqiptarin me shumë plagë. Të njësojnë idealin dhe qëllimet e tyre politike”, tha Qosja. m.v/abcnews.al