2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

TV Dukagjini: Gjykata Speciale themelohet tek në janar

Më të lexuarat

Burime të Televizionit Dukagjini kanë bërë të ditur se Gjykata Speciale – ku do të trajtohen akuzat e dala nga hetimet për raportin e Dick Martyt – nuk do të mund të krijohet para janarit të vitit të ardhshëm.

Procedura ligjore, por edhe mospajtimet ndërkombëtare për karakterin e Gjykatës, kanë bërë që ajo të mos mundet të nis punën as gjatë këtij viti, ndonëse ishte menduar se do të jetë e gatshme qysh në janar të vitit 2015.
 
Kurdo që të krijohet Gjykata, sipas avokatit Arianit Koci, ajo do të shkel sovranitetin e Kosovës dhe do të krijojë sistem paralel të drejtësisë.
 
“Padyshim se krijon sistem paralel. Së pari, në këtë gjykatë nuk do të gjykojnë gjyqtarët shqiptarë e as prokurorët shqiptarë. E dyta, nuk do të punohet me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Dhe, e treta, e kemi rastin e dëshmitarëve të mbrojtur. Së fundi, gjithçka është në procesin e negociatave e ende nuk e dimë se ku të burgosurit dhe të paraburgosurit do të jenë”, ka thënë Koci.
 
Mbështetësit e votimit pro themelimit të Gjykatës speciale në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se nëse një gjë të tillë nuk e bënë Kosova, atëherë këtë do ta bëjë OKB. Sipas Kocit, nuk ka asgjë të keqe nga një veprim I tillë.
 
“Në supozimin se gjykatat janë të pavarura, nuk ka ndonjë dëm nëse kjo bëhet në Këshillin e Sigurimit, pra nën OKB. E dini rastin e Haradinajt e Limajt, të cilët janë liruar. Përndryshe, për krijimin e Gjykatës Speciale duhet të ketë një konsensus nacional, nga pozita dhe opozita. Para se kjo të shkojë në OKB – e që nuk besoj se do të shkojë shumë shpejt – ka hapësirë që të negociohet që aty të futen edhe gjyqtarë shqiptarë, sepse ne njohim kontekstin. Kështu, çdo vendim eventual i Gjykatës Speciale do të jetë më kredibil nëse pjesë e saj do të jenë edhe disa shqiptarë”.
 
Avokati tjetër, Dastid Pallaska, ka thënë për TV Dukagjinin se krijimi i gjykatës është bartje e sovranitetit tek një mekanizëm ndërkombëtar. Sipas tij, Qeveria nuk duhet të frikësohet, por duhet ta pranojë një gjë të tillë, pasi është veprim konform Kushtetutës.
 
“Baza ligjore për themelimin e Gjykatës është neni 20 i Kushtetutës së Kosovës, ku e sheh delegimin e një pjesë të sovranitetit të saj në organizatat të ndryshme ndërkombëtare gjatë procesit të integrimit evropian”, ka thënë Pallaska.
 
Për krejt këto, sipas tij, dikush duhet të japë përgjegjësi .
 
“Për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi, qoftë kjo Qeveri apo ajo e kaluara. Në fund, vjen në shprehje pyetja se a meritojmë ne shtetin apo jo?”, thotë ai.
 
Burime të televizionit kanë shpjeguar se megjithatë votimin pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë themelimin e Gjykatës, Kuvendi i Kosovës duhet ta bëjë para pushimeve verore të deputetëve. /Dukagjini/.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit