-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Mbajta e lidhjes farefisnore

Më të lexuarat

By: ardhmeriaonline

Ebu Hurejra (r.a) transmeton, se një person i tha të dërguarit të Allahut: “O i dërguar i Allahut, unë kam njerëz të afërt, i mbaj lidhjet me ta, por ata i kanë  shkëputur lidhjet me mua, sillem mirë, ndërsa ata sillen keq me mua, jam i durueshëm me ta, por më bëjnë keq”. Profeti a.s. tha:
“Nëse je kështu, atëherë kjo punë është sikur ti po ju jep atyre thëngjill  të nxehtë. Me ty do të jetë një ndihmëtar nga Allahu përderisa vazhdon kështu”.[1]
 
 Dritë mbi kuptimin e hadithit:
Ankesa, me të cilën ky person shkoi tek profeti a.s për t’u ankuar, tregon për durimin e madh që ka treguar ndaj disa të afërmve. Ai i mban lidhjet me ta dhe sillet mirë ndaj tyre, ndërsa ata i shkëpusin lidhjet me të, sillen keq dhe i flasin fjalë të këqia, sa herë që shkon tek ata për t’u takuar. Çfarë të bëjë? A të vazhdojë të mbajë lidhjet farefisnore e të durojë dëmet që i sjellin, apo t’i shkëpusë lidhjet me ta, që të shpëtojë nga e keqja e tyre?
Përgjigja që ky njeri mori nga edukatori i urtë, të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për botrat, insiston në atë, se detyra e muslimanit është, të vazhdojë të mbajë lidhjet farefisnore, sado keq që të sillen ata, sepse duke vepruar kështu, e ka kryer obligimin që e ka urdhëruar Allahu. Gjithashtu ai e ka kryer obligimin që ka ndaj tyre, megjithëse ata janë treguar mosmirnjohës me të duke u sjellë keq me të. Ndoshta një ditë ata do të ndalohen, kur të shikojnë se i afërmi i tyre këmbëngul në mbajtjen e lidhjes ndërmjet tyre, duke kërkuar shpërblimin tek Allahu  e jo për të patur ndonjë interes të kësaj bote.   
I dërguari i Allahut i ka shëmbëllyer këta njerëz, të cilët janë sjellur keq me të afërmin e tyre, me ngrënësin e thëngjillit të ndezur, që ushqehet dhe e mbush gojën plot. Gjuha i digjet, ndërsa në brendësi ka marrë flakë dhe ka dhimbje të papërballueshme. Kështu do të jetë gjendja e këtyre të afërmëve, që kanë vënë veten në rrezik për t’u ndëshkuar nga Allahu, për shkak të këmbënguljes për të shkëputur lidhjen farefisnore dhe fyerjeve që kanë përdorur me të afërmin e tyre. Gjuha që përdor fyerje dhe ofendime do të digjet. Po ashtu do të digjet edhe zemra, që mban mëri e smirë dhe insiston për shkëputjen e lidhjeve farefisnore.
Profeti a.s e përgëzon këtë person, se Allahu është ndihmësi dhe përkrahësi i tij, përderisa ai përpiqet të durojë të keqen që i sjellin të afërmit, që këmbëngul për lidhjen në mes tyre dhe sillet mirë me ta. Kjo ndihmë përfshin shumë gjëra, ku më të spikaturat janë:
1- Ta ndihmojë atë në vazhdimësinë e mbajtjes së lidhjeve farefisnore, sepse përpjekja për t’i mbajtur lidhjet në këtë rast është shumë e vështirë. Njeriu do të ulet me atë, që sillet mirë dhe e urren që të poshtërohet apo të tjerët të sillen keq me të. Por megjithatë kjo sjellje e keqe ndaj tij ka nevojë për durim, sepse bëhet për hir të Allahut.
2- Ta ndihmojë ndaj të afërmëve që i ruhet dhe ka frikë pres të keqes së tyre. Allahu e ruan nga e keqja dhe dëmi i tyre.
3- Ta ndihmojë që të jetë i butë me ta, ndoshta ata mund të udhëzohen e të arrijnë të kuptojnë veprimin e tyre të keq.
4- Ta ndihmojë  ndaj shoqërisë së tij, që në përgjithësi nuk e pranon këtë vepër. Traditat e shoqërisë obligojnë largimin e këtij personi ndaj të afërmëve, që nuk duan të kenë lidhje me të. Ndoshta njerëzit mund ta komentojnë veprimin e tij për mbajtur fort lidhjet si: poshtërim, lakmi të pasurisë së tyre apo ndonjë diçka tjetër. Por ai duhet t’u sqarojë atyre synimin e tij, se ai e bën këtë për të zbatuar urdhrin e Allahut dhe për ta shpëtuar veten nga dënimi i zjarrit.
Argumentet nga Kur’ani dhe suneti i pejgamberit a.s flasin për obligimin e mbajtjes së lidhjeve farefisnore, kujdesi që duhet patur nga shkëputja e tyre dhe e ardhmja e keqe që i pret, për shkak të shkëputjes së lidhjeve. E gjitha kjo të bëhet për të forcuar marrdhëniet vëllazërore ndërmjet muslimanëve dhe veçanërisht me të afërmit.
Allahu i Lartësuar thotë: “Kini frikë Allahun që me emrin e tij përbetoheni, ruajeni fisin se Allahu është mbikqyrës ndaj jush”.  Sure En Nisa: 1
I Lartësuari thotë: “A pritet prej jush që nëse merrni sundimin të bëni trazira në tokë dhe të ndërpritni lidhjet farefisnore. Të tillët janë ata që Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhët dhe i ka verbuar”.  Sure Muhamed: 22-23
Imam Buhariu dhe imam Muslimi transmetojnë nga Xhubejr inbu Mutim se i dërguari i Allahut ka thënë: “Ai që shkëput lidhjet me të afërmit, nuk do të hyjë në xhenet”.
Aishja transmeton se profeti a.s ka thënë: “Farefisnia qëndron e varur në Arsh dhe thotë: Kush i mban lidhjet me mua, Allahu i mban lidhjet me të, e kush i shkëput lidhjet me mua, Allahu i shkëput lidhjet me të”.
Profeti a.s ka sqaruar, se lidhja farefisnore nuk është e kufizuar vetëm tek ata të afërm, që i mbajnë lidhjet dhe të vizitojnë, pasi kjo konsiderohet vizitë reciproke ndaj tyre dhe është normale, por lidhje e vërtetë dhe e plotë quhet ajo lidhje, që  përfshin të gjithë të afërmit, madje edhe ata që i kanë shkëputur lidhjet me ty. Imam Buhariu transmeton nga Abdullah inbu Amr inbu El As (r.a), se profeti a.s ka thënë: “Nuk quhet mbajtës i lidhjeve farefisnore ai që i mban lidhjet me ata që i mbajnë me të, por mbajtës quhet ai që i mban me ata të cilët i kanë shkëputur me të”.
 
Përfitimet e nxjerra nga hadithi:
1- Obligimi i mbajtjes së lidhjes farefisnore, sqarimi i vlerës dhe mirësisë së saj për forcimin e lidhjeve të familjeve muslimane.
2- Konfirmimi i mbajtes së lidhjeve farefisnore, madje edhe me atë, që i ka shkëputur. Nëse njeriu vepron kështu, ka fituar ndihmën dhe përkrahjen e Allahut.
3- Lejimi i sjelles mirë me atë që sillet keq, se ndoshta heq dorë nga kjo sjellje e keqe. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush duron dhe fal, s’ka dyshim se ai është virtyti më i lartë”. Sure Esh Shura: 43
4- Kujdesi që duhet patur nga mbizotërimi i zakoneve të shoqërisë, që bien ndesh me jurispendencën islame.
[1] Transmeton imam Muslimi: 2558

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit