KËSHTU DUKET DEPRESIONI…
1.Sipas të dhënave Kurt Cobain është vetëvrarë me një pushkë në Prill të vitit 1994 në moshën 27 vjeçare. Ku dhe afër tij e kanë gjetur një letër
vetëvrasëse, ku ndër tjerash thuhet: “Jam në një humor të çrregullt, nuk kam më pasion dhe kështu më mbani mend…” (Vokalist dhe gitarist i bendit Nirvana).
2.Sipas të dhënave Chester Bennington është gjetur i vetëvrarë me një litar rreth qafës së tij në Korrik të vitit 2017 në moshën 41 vjeçare.
(Vokalisti kryesor i bendit Linkin Park).
3.Sipas të dhënave Robin Williams është gjetur i vetëvrarë me një rrip rreth qafës së tij në Gusht të vitit 2014 në moshën 63 vjeçare.
(Aktor komedian).
4.Sipas të dhënave Chris Farley është gjetur i vetëvrarë nga mbidoza e kokainës dhe morfinës në Dhjetor të vitit 1997 në moshën 33 vjeçare.
(Aktor komedian).
5.Sipas të dhënave Mac Miller është gjetur i vetëvrarë nga mbidoza e kokainës, alkoolit dhe Fentanilit në Shtator të vitit 2018 në moshën 26 vjeçare.
(Muzikant i zhandrit Hip Hop dhe R&B).
6.Sipas të dhënave Anthony Bourdain është gjetur i vetëvrarë (i varur) në Qershor të vitit 2018 në moshën 61 vjeçare.
(Autor, shef i kuzhinës dhe është marrë me dokumentare të udhëtimit dhe kulturës).
7.Sipas të dhënave Philip Seymour Hoffman është gjetur i vetëvrarë nga mbidoza e heroinës dhe kokainës në Shkurt të vitit 2014 në moshën 46 vjeçare.
(Aktor, direktor dhe producent i filmave).
8.Sipas të dhënave Chris Cornell është gjetur i vetëvrarë me brez ushtrimesh rreth qafës së tij në Maj të vitit 2017 në moshën 52 vjeçare.
(Vokalist dhe gitarist i bendit Soundgarden & Audioslave.
9.Sipas të dhënave Marilyn Monroe është gjetur e vetëvrarë nga mbidoza e Barbidurates në Gusht të vitit 1962 në moshën 36 vjeçare.
(Aktore, modele dhe këngëtare).
Një njeri mund të duket i buzëqeshur në pamje, ndoshta edhe i çiltër në bashkëbisedime, ndoshta edhe shumë gazmor, sa që në pikëpamjen tonë mund të duken si njerëz të cilët të gjitha problemet i kanë tejkaluar. Por më pas mund të ndeshemi se po të njëjtit njerëz janë duke përjetuar diçka shumë të rëndë emocionalisht dhe duke bërë beteja të brendshme me veten e tyre e që syri i jonë nuk i sheh.
Mos të iu mashtrojë buzëqeshja e dikujt, e që pas asaj buzëqeshje fshihet një histori ndoshta edhe e pathënë.
Njerëzit janë duke vuajtur, e më shumë besoj janë duke vuajtur që ta gjejnë dikë që i kupton mbase.
Mund të kenë makina luksoze, shtëpi të mëdha dhe komode, thasë me para, por shpirti i tyre është i zbrazët dhe zgjidhjen e shohin në gjëra
iluzionare si droga e deri te më e keqja, vetëvrasja.
Ilaçi kryesor dhe antidoza e gjithë kësaj është vetëm një: Kthimi kah Krijuesi Suprem, Ai i cili të krijoi, të dha shëndetin dhe logjikën.
E vetmja gjë e cila i del karshi problemeve të depresionit është fjala e Allahut Fuqiplotë dhe këshillimi me njerëzit e dijes (lexo: dijes
së përshtatshme për trajtim të sëmundjes së caktuar).
U thoni fjalë të mira dhe shpresëdhënëse njerëzve, për shkak se ti nuk e di historinë që fshihet pas tij. Kthehu kah Allahu!
Skerd Surkishi