1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Zaev: Shtatë shqiptarët e pafajshëm po qëndrojnë në burg për rastin “Monstra”

Më të lexuarat

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se shtatë shqiptarët e dënuar për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit janë të pafajshëm.
Ai këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, duke shtuar se shtatë shqiptarët pafajsisht po qëndrojnë në burg, transmeton Ina. Sipas tij, me publikimin e materialeve të përgjimeve për këtë rast të njohur si “Monstra” mund të nxiten trazira tek bashkësia etnike shqiptare në Maqedoni.
 
“Mund të ketë viktima. Andaj momentalisht po udhëheqim bisedime intensive me shqiptarët, për të gjetur mënyra për parandalimin e një reagimi të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm me të vërtetën”, deklaroi Zaev.
 
Ai tha se nuk pret dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe se sipas tij, një qeveri kalimtare do t’i mundësonte atij largimin me dinjitet.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit