18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pendarovski viziton spitalin modular të djegur në Tetovë

Më të lexuarat

I pyetur nga gazetarët nëse do të kërkojë dorëheqjen e dikujt, Pendarovski theksoi se ai gjithmonë këmbëngul në përgjegjësi, politike apo morale, por tha se duhet të priten gjetjet e hetimit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në Tetovë vizitoi spitalin modular të djegur që shërbente për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ku 14 persona vdiqën nga zjarri i mbrëmshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Zyra e Presidentit, Pendarovski u informua për gjetjet fillestare në lidhje me ngjarjen tragjike.

Pendarovski theksoi se ai erdhi për të shprehur solidaritet me qytetarët e Tetovës dhe kryesisht me ata që humbën të dashurit e tyre dhe për të biseduar në vend me autoritetet.

“Prokurori publik kompetent më informoi se në një deri në dy orë ata do të përfundojnë zyrtarisht inspektimin, i cili po vazhdon ditën e dytë, dhe do të dalin me raportin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Pendarovski, duke shprehur bindje se shumë shpejt do të mësohet shkaku i zjarrit.

I pyetur nga gazetarët nëse do të kërkojë dorëheqjen e dikujt, Pendarovski theksoi se ai gjithmonë këmbëngul në përgjegjësi, politike apo morale, por tha se duhet të priten gjetjet e hetimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit