2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Politikanët kanë obligim t’i largojnë nga walli i tyre në Facebook komentet që nxisin urrejtje ndaj muslimanëve dhe të tjerëve – Flutura Kusari

Më të lexuarat

Update nga rastet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

Gjatë fushatës zgjedhore të viti 2011, politikani francez Julian Sanchez (nga Fronti Nacional, partia e Marie Le Pen) kishte publikuar një status për kundërkadidatin e tij. Poshtë statusit, një komentues i kishte përshkruar muslimanët si njerëz të krimit, drogës, prostuticionit. Në komente ai kishte përmendur edhe partneren e kundërkandidatit. Një komentues tjetër kishte shkruar tri komente kundër myslimanëve.

Sanchez dhe dy komentuesit tjerë ishin dënuar me 3,000 dhe 4000 euro gjobë respektivisht për nxitje të urrejtjes. Sanchez ishte detyruar t’u paguante edhe nga 1,000 euro kompenzim dëmi kundërkandidatit dhe partneres së tij. I pakënaqur me vendimin, Sanchez e kishte paditur shtetin e Francës në Strasburg.

GjEDNj-ja ka vendosur sot se dënimi i politikanit dhe komentuesve për nxitje të urrejtjes ndaj muslimanëve përmes Facebook-ut është vendim i drejtë.

Gjykata ka marrë në konsideratë këto elemente:
-Llogaria është menaxhuar nga vetë Sanchez. Ai qëllimisht e kishte krijuar një profil të hapur dhe lejonte komente nga të gjithë, me ç’rast kishte lindur obligimi që ai t’i monitoronte komentet.
-Ai i kishte lënë komentet nxitëse gjashtë javë në profilin e tij dhe duke i lënë komentet e pamonitoruara ai kishte marrë përgjegjësi për ato komente
-Komentet ishin qartësisht të paligjshme duke i portretizuar muslimanët si kriminelë
-Gjatë fushatës zgjedhore, politikanët gëzojnë liri të shprehjes, por nuk kanë të drejtë të kontribuojnë në diskurs ksenofobik dhe racist.

Sanchez k. Frances, 45581/15, 2 shtator 2021, https://bit.ly/2WNcBgX

Flutura Kusari është juriste e së drejtës së medias. Drejton programin e mbrotjes ligjore të Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe punon me organizata ndërkombëtare për përmisimin e legjislacionit së lirisë së shprehjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit