Nëse ke menduar se Vahabizmi për të cilin po flasin politikanë e shkrimtarë perëndimorë kufizohet në atë që thirri Muhammed ibën Abdulvehabi në librat, fjalimet dhe mësimet e tij , apo se vehabistë janë vetëm ata që pajtohen me këtë hoxhë në thirrjen e tij, atëherë ke gabuar. Tek ata, Vehabizmi është përshkrim për çdonjërin që e merr seriozisht Islamin, qoftë edhe prej atyre që s’kanë lexuar asnjë shkronjë prej ibën Abdulvehabit, veten se quajnë me emrin e tij dhe nuk pajtohen me të në disa çështje; porse ky emërtim thjeshtë është përshkrim i atij i cili i pranon me seriozitet disa gjëra konsensuale të Islamit edhe nëse vetë ai bën disa bidate apo beson në disa gjëra të kota. Vehabizmi tek ata është sinonim i fundamentalizmit i cili do të thotë: të besuarit se i tërë Kurani është fjalë e Allahut të Madhëruar dhe se të kapurit për të është obligim i çdo muslimani. Vehabist është muslimani i cili falë pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, jep zekatin dhe kryen Haxhin nëse ka mundësi. Ai është muslimani i cili nuk pi alkool, s’merret me kamatë, e sheh të ndaluar përzierjen e meshkujve dhe femrave, nuk beson në vlerat e civilizimit perëndimor që janë në kundërshtim me Islamin. Muslimani vehabist është ai i cili mendon se feja e tij është e vërtetë dhe e nxitë atë që njerëzit t’i thërret në Islam. Me fjalë të shkurta, vehabist është çdo musliman i cili mundohet të kapet për mësimet e fesë së tij edhe nëse jeton në vendet perëndimore.
Si duket ata që u propozuan politikanëve (perëndimorë) që çdo musliman që praktikon fenë e tij ta emërtojnë kështu, janë disa ekspertë për studim të Islamit. Ndoshta ky propozim i tyre ka qenë për shkaqe politike. Ndoshta u kanë thënë atyre: ju do t’i ngjallni emocionet e muslimanëve nëse u thoni qartë dhe direkt se nuk doni që ata të kapen për Librin e Zotit dhe Sunnetin e Pejgamberit, të marrin fenë me seriozitet, andaj ju bënë një intrigë duke folur për Vehabizmin në vend që të flasin për Islamin apo për Kuranin dhe Sunnetin ngaqë në botën islame ka shumë njerëz që kanë probleme me vahabistët, dhe për atë se kanë trilluar shumë akuza kundër tyre (vehabistëve). Atyre u veshën shumë gjëra që ne i dimë se s’kanë lidhje me ta. Edhe pse ne nuk pajtohemi me ata në të gjitha shkaqet që sollën deri te armiqësimi i Vehabizmit, themi se qëndrimi i tyre armiqësor mund të na ndihmojë në drejtim të realizimit të synimeve tona dhe t’i shërbej interesave tona.
Atëherë, kush është muslimani jovehabist? Është muslimani i cili Kuranin e kupton ashtu siç i kuptojnë ata librat e tyre, fenë e praktikon ashtu siç praktikojnë ata fenë e tyre. Ai që nuk kundërshton asgjë nga kultura e tyre, nuk thërret në antagonizëm ndaj politikës së tyre edhe nëse mendon se është e padrejtë dhe e dëmshme për vendin e tij. Është ai prej gojës së të cilit s’del asnjë fjalë që ka të bëjë më emrin xhihad. Çdonjëri që bën këtë është armik i tyre dhe pengon të ashtuquajturën interes atdhetar të tyre.
A nuk i tha Allahu, subhanehu ve teala, Pejgamberit salallahu alejhi ue selam: ” Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga njo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallën, e atëherë do të zinin ty mik.” (Isra, 73).
Pastaj, a nuk ka thënë Allahu, subhanehu ve teala, për disa jehudij dhe të krishterë që kishin ngulur këmbë në mosbesimin e tyre: “As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre.” (Bekare, 120).
Tani del në pah se pasimi i fesë së tyre nuk është i kufizuar vetëm në besimin e asaj që ata besojnë, porse përfshinë edhe metodologjinë e kuptimit të fesë dhe shtrembërimit të saj. Çdonjëri i cili ndjek këtë metodologji për shtrëmberimin e fesë islame dhe për të mos kapë fuqishëm siç ka urdhëruar Allahu, subhanehu ue teala, ata do të jenë të kënaqur prej këtyre.
“Islami në shekullin tonë” Xhafer Shejh Idris