1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

UNICEF DHE QEVERIA AUSTRIAKE JAPIN 170 LLAPTOPË DONACION MASHT-IT

Më të lexuarat

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) i dhuruan 170 laptopë 64 shkollave në komunën e Gjakovës, Gjilanit, Lipjanit, Dragashit dhe Zubin Potokut për ta plotësuar ndarjen digjitale për të gjithë fëmijët.

170 laptopët, të prokuruar përmes UNICEF-it në Partneritet me Agjencinë Austrike për Zhvillim (ADA) në Kosovë do ta lehtësojnë problemin e mungesës së burimeve me të cilin përballen shkollat, duke mbështetur më shumë mësimdhënës e nxënës për të pasur qasje në pajisje të mësimdhënies e mësimnxënies për të siguruar mësimnxënie të vazhdueshme, të pandërprerë si në mënyrë fizike, në shkolla, apo përmes mësimit në distancë.

Po ashtu, 15 shkolla tashmë janë lidhur me internet të drejtpërdrejt dhe 174 mësimdhënës të arsimit të mesëm të lartë nga Gjilani, Lipjani dhe Gjakova janë trajnuar në programet për zhvillimin e shkathtësive si UPSHIFT, Ponder dhe Podium, të zhvilluara nga Zyra e UNICEF-it në
Kosovë me financim nga ADA për ta mbështetur kalimin e fuqizuar nga shkolla në punë për adoleshentët dhe të rinjtë.

Këto programe të reja janë në funksion si programe të edukimit joformal që nga viti 2014, janë akredituar nga MASHTI në vitin 2020 dhe tani janë duke u përfshirë edhe në kurrikulat e arsimit formal. Edhe 47 shkolla të tjera janë identifikuar dhe do të lidhen me internet të drejtpërdrejt që të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit të mund të përfitojnë plotësisht nga mundësitë digjitale për t’i përmirësuar rezultatet e mësimnxënies.

Ndikimi i pandemisë globale në jetën e fëmijëve ka qenë tejet shqetësues, pasi që sistemet shkollore anembanë botës u mbyllën gjatë izolimit dhe mësimdhënësit brenda natës kaluan në platforma online për të siguruar vazhdimësi të mësimnxënies për fëmijët.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka punuar
pandërprerë për ta vazhduar mësimnxënien për më shumë se një vit tashmë, njëra prej sfidave kryesore me të cilat mësimdhënësit dhe prindërit janë përballur kanë qenë burimet e kufizuara teknologjike si në shkolla ashtu edhe në shtëpi.

Si reagim ndaj kësaj situate, Zyra e UNICEF-it në Kosovë më herët i dhuroi 261 laptopë dhe 800 tabletë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ta parandaluar ndikimin e COVID-19 në arsim, me mbështetjen e Agjencisë Austrike për Zhvillim në Kosovë dhe MB në Kosovë gjatë vitit shkollor 2020-21. UNICEF-i në Kosovë është një prej tri vendeve të para në botë që po lanson platformën digjitale të të mësuarit Shkollat.org, për ta lehtësuar mësimin në
distancë për të gjithë nxënësit.

Platforma shkollat.org vjen me një bibliotekë digjitale që përmban 14,000 video orë
mësimore që mbulojnë të gjitha lëndët nga klasa 1 deri 9. Kjo e balancon mundësinë për t’iu ofruar mjetin digjital 345,000 nxënësve dhe në të njëjtën kohë vëmendje të individualizuar. Platforma shkollat.org e lidh çdo nxënës me platformën përmes një email adrese të veçantë. Mësimi i kombinuar dhe shkathtësitë digjitale janë një prej gjërave që do të jenë pjesë e arsimit përtej pandemisë, si pjesë thelbësore e mjedisi mësimor në shekullin 21.

Ushtruesja e Detyrës se Shefes se Zyrës së UNICEF-it, Znj. Larissa Bruun tha që “përderisa shkollat vazhdojnë të jenë ato që u mbyllën të fundit dhe të parat që u hapën gjatë pandemisë, aktualisht është qenësore të vazhdojmë të jemi shumë të rreptë lidhur me masat për ta minimizuar rrezikun e COVID-19. Jemi duke punuar me MASHTI-n gjatë vitit të fundit për ta bërë të disponueshëm online mësimin përmes platformes shkollat.org që mundëson fleksibilitet nëse
nevojiten klasa me numër më të vogël të nxënësve dhe nxënësit vazhdojnë të mësojnë pjesërisht online, pjesërisht nëshkollë”.

“Në këto rrethana sfiduese ne po bëjmë çmos për hapjen e sigurt të shkollave, me prani fizike të të gjithë fëmijëve. Unë e përgëzoj UNICEF -in për përpjekjet dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë dhe përtej pandemisë,” tha Znj. Arberie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“ADA është mbështetësi më i madh i programeve për të rinjë i UNICEF-it. UPSHIFT, PODIUM & PONDER janë programet më të përshtatshme për të rinjtë. Siç u përmend, 2,000 mësues janë trajnuar me qëllim që të kuptojnë ato programe dhe të zbatojnë njohuritë e mësuara prej tyre në teknikat dhe metodat e tyre mësimore në shkolla. Faleminderit mësuesve për marrjen e kësaj detyre jashtëzakonisht sfiduese dhe të rëndësishme për të lehtësuar, bashkëpunuar me ne dhe për të na mbështetur në realizimin e ndryshimeve në metodat e të mësuarit”, – tha Znj. Sandra Horina, Këshilltare dhe Shefe e Zyres Austriake për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Kosovë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit