3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dështon takimi Berisha-Rama

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, ka deklaruar se takimi i tij me Berishën nuk solli asnjë rezultat konkret, kurse paralajmëroi se nuk do të ketë një votim nesër në Parlament.

Rama siç raportojnë mediat shqiptare, ka pranuar publikisht se opozita nuk ka ndërmend të kërkojë konsensus të PD-së për një emër të saj.
“Ne jemi opozita, jemi pakica, jemi pjesa e Parlamentit që duhet të përfshihet për një emër të dakordësuar”, ka deklaruar Rama.
Në anën tjetër, kryeministri Berisha, ka thënë se ka shprehur vendosmërinë e mazhorancës për një zgjedhje konsesuale siç e përcakton Kushtetuta.
“Unë nuk them se ne erdhëm këtu me një rezultat konkret. Jo. Por shprehëm qëndrimet, pozicionet, elaboruam modalitete e përpjekjeve për konsensualitet dhe ky ishte e tëra ajo çka u diskutua në këtë takim”, ka thënë Berisha pas takimit.
Ndërkohë, Rama ka thënë se as në raundin e dytë nuk do të ketë votim për presidentin ndonëse tha se “jemi gati që të bisedojmë edhe para nisjes së raundit të dytë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit