1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

KGJK: Gjyqtarët serbë po vazhdojnë punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës së Veriut

Më të lexuarat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka njoftuar se gjyqtarët serbë po vazhdojnë punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës së Veriut.

KGJ në njoftimin për medie, u bën thirrje të gjithë personelit që të angazhohen për kryerjen e detyrave të punës.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është informuar se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti Serb janë duke vazhduar punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Këshilli u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës të sistemit gjyqësor që të angazhohen për kryerjen e detyrave të punës, të përcaktuara me Kushtetutë, ligj dhe akte përkatëse nënligjore”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Gjatë ditës së mërkurë, gjyqtarët dhe personeli tjetër administrativ nga etniteti serb nuk kishin dal në punë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut.

Ata nuk ishin pajtuar me vendimin e Apelit mbi dënimin e deputetit të i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, i cili është dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit