1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zëvendësministrja e Arsimit: Gati për të filluar mësimin më 1 shtator

Më të lexuarat

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Edona Maloku-Berdyna në konferencën e sotme për medie, ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet që mësimi të fillojë më 1 shtator nëpër shkolla.

Sipas saj, aktualisht janë 55 mijë e 94 persona nga personeli arsimorë duke sqaruar se në dy javët e fundit është dyfishuar numri i atyre që kanë marrë vaksinën.

“Na ndajnë edhe pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, ku jemi duke bërë përgatitjet që mësimi të fillojë në kohë dhe me datën 1 shtator, gjithmonë me masat dhe kontrollimin e shkollave dhe që vaksinimi të jetë në nivel”, ka thënë zëvendësministrja e Arsimit.

“Numri i personelit të vaksinuar është 55 mijë e 94 të vaksinuar. Krahasuar me dy javë më parë kemi një dyfishim të personelit arsimor që janë vaksinuar”, ka theksuar tutje ajo.

“Kemi bërë edhe procesin e Shpërndarjes së teksteve shkollore dhe janë kryer procedurat për përzgjedhjen e teksteve dhe bisedat me recensent janë kryer”, ka shtuar Maloku-Berdyna.

Maloku-Berdyna foli edhe për mjetet e ndara për studentë për studime jashtë vendit, ku janë ndarë 1 milion euro për 1 mijë studentë.

“Thirrje tjetër publike ka qenë për 16 studentë që do mbështeten financiarisht me studime jashtë vendit, ku mbështetja më e madhe ka qenë për doktorantët dhe gratë”, ka thënë Maloku-Berdyna.

Ajo ka shtuar se janë ndarë edhe 200 mijë grande për qendrat burimore dhe po bëhen përgatitje për provimin e maturës.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit