Mediat mund të jenë nga faktorët më të rëndësishëm të pesimizmit dhe të të menduarit negativ, për shkak të fokusimit të tyre te negativiteti dhe sfidat, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së njerëzve, që t’i bëjnë ata të vazhdojnë t’i shikojnë kanalet e tyre.
Ka nga kanalet televizive që shfaqin programe që përmbajnë lakuriqësi, nga të cilat nuk kihet qëllim tjetër, vetëm se nxitjen e instinktit kafshëror, gjë e cila i bën njerëzit, sidomos të rinjtë, të bien në gabime që mund të jenë të rënda!
Edhe lajmet, gjithashtu punojnë për t’i frikësuar njerëzit dhe gjuha e tyre është negative deri në atë masë, sa e bën njeriun që i shikon, të ndjejë rrënim brenda vetes… Pastaj reklamat dhe muzika lënë ndikim të fortë te njerëzit, dhe është vërtetuar shkencërisht se ato shkaktojnë depresion.
Dr. Ibrahim el Fekij