1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

KURTI: BONOT E DIASPORËS MUNDËSI E MIRË PËR KONTRIBUT NË NDËRTIMIN E VENDI

Më të lexuarat




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka apeluar te bashkatdhetarët që të investojnë në Bonat e Diasporës, pasi ky investim është për zhvillimin e shtetit që aq shumë e duan.

Kurti nëpërmjet një video ka thënë se kanë mbetur edhe pak ditë për të investuar në bonat e diasporës.

Bonat e diasporës janë një mundësi e mirë për të kontribuar ju në ndërtimin e vendit dhe njëkohësisht të përfitoni nga një investim që është i garantuar nga shteti. Gjatës kohës sa e mbani investimin ju merrni interes që i liruar nga tatimi dhe pasi të përfundojë afati i investimit, shuma e investuar iu kthehet e plotë. Pra mendojeni si një depozitë të afatizuar në bankë me dallimin e vetëm që kursimet nuk i shfrytëzon banka por shteti për zhvillimin e vendit. Fondet që i investoni në bonat e diasporës hynë në buxhetin e shtetit dhe me ato fonde ne do të mbështesim prodhuesit vendor për të rritur kapacitetet e prodhimeve”, ka thënë ai në një video drejtuar diasporës.

Afati i fundit për t’u regjistruar në bonat e diasporës është deri më 18 gusht.



Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit