Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetin e saj në terren, kryesisht në njoftim dhe biseda me qytetarë rreth vendimit dhe masave të fundit të ndërmarra nga institucionet përkatëse rreth parandalimit të përhapjes së pandemisë.
“Policia e Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar, kur kanë filluar të paraqiten rastet e parë me Covid-19, ka hartuar një plan operativ në të cilin parashihen detyrat dhe aktivitetet policore karshi respektimit të masave anti-Covid, respektivisht parandalimit të përhapjes së pandemisë. Ky plan është përditësuar sa herë që ka pasur ndryshim të masave që kanë ndërmarrë institucionet përgjegjëse në vend”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se duke u bazuar në Ligjin anti-Covid dhe në vendimet e marra nga institucionet e vendit do të ndërmerr veprime në zbatim të masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.