1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

HRW kritikon veprimet diskriminuese të Izraelit

Më të lexuarat

Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar vendimet e një Gjykate Izraelite, e cila lejoi autoritetet izraelite për të dëbuar me forcë banorët e dy fshatrave arabe nga shtëpitë e tyre.
“Kjo është një ditë e trishtuar, kur vendimet e Gjykatës Supreme të Izraelit ofrojnë mbulesë ligjore për shpërngulje, si në rastin e këtyre dy fshatrave,” u shpreh Sarah Leah Whitson, drejtore i HRW-së në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
“Qeveria izraelite duhet t’i lejoj këto komunitete të qëndrojnë aty ku janë, e mos ti detyrojnë të shpërngulen,” deklaroi ajo.
HRW tha se gjykata – me dy vendimeve të veçanta të nxjerra në fillim të këtij muaji – do të lejojë autoritetet izraelite për të nxjerrë banorët e dy fshatrave arabe, një në Izrael dhe tjeri në Bregun Perëndimor, të largohen me dhunë nga shtëpitë e tyre.
Sipas monitorimit të të drejtave të njeriut, ndërmjet 750 dhe 1.000 palestinezë që jetojnë në Umm el-Hiran, një fshat në jug të shkretëtirës Negev, përballen me zhvendosje.
HRW shtoi se “qeveria izraelite duhet të ndryshojë rrënjësisht politikat e saj në mënyrë që komunitetet arabe të kenë të njëjtat mundësi për ndërtim të ligjshëm si qytetarët hebrenj.” /MESAZHI/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit