0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pasi ndihmuan Shqipërinë, FSK-ja bashkë me zjarrfikësit kthehen në Kosovë

Më të lexuarat

Një pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës bashkë me ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë qenë në zonën e Kukësit për t’u dalë në ndihmë autoriteteve të Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, janë kthyer mbrëmë në Kosovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i FSK-së Petrit Loxha i cili tha se pasi kanë marrë urdhrin për tërheqje, janë kthyer në Kosovë pasi në Shqipëri momentalisht nuk nevojitet asistenca e tyre.

“Natën e mbrëmshme kemi qenë në zonën e Kukësit te fshati Shën Mëri te vendi i quajtur ‘Maja e Rrupës’ për shkak se gjithë faqja e malit në drejtimin tonë ka qenë e ndezur flakë me vatra zjarri në vende të ndryshme. Në këtë zonë kemi punuar derisa ka lejuar dita dhe kur ta filluar të errësohet kemi vendosur të tërhiqemi, pastaj kemi marrë urdhrin për tërheqje në Kosovë përfundimisht pasi na është kumtuar lajmi se autoritetet shqiptare kanë thënë se e kanë marrë situatën nën kontroll dhe nuk nevojitet më për momentin asistenca jonë”, tha Loxha.

Pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës para dy ditësh me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj u nisën për në Shqipëri për të ofruar ndihmë në shuarjen e zjarreve në zonën e Kukësit.

Ekipi i FSK-së ka qenë i përbërë prej 29 anëtarëve, ndërsa zjarrfikësit morën rrugën me 9 automjete të shuarjes së zjarreve në shtetin e Shqipërisë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit