1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Njerëzit në raport me mëkatet janë dy lloje

Më të lexuarat

Njerëzit karshi mëkateve janë dy lloje :
Lloji i parë: Është ai i cili bën gjynahe, zemra e tij është nxirë nga gjynahet, për ta kënaqur epshin e tij sakrifikon pasuri, pozitë, çdo gjë. Nuk e ndal nga gjynahu frika e Allahut, as turpi, e as ndërgjegjja, ky njeri nuk mendon për teube(pendim), as për kërkim falje tek Allahu, mëkatet ia kanë nxirë zemrën dhe ia kanë verbuar sytë, kalon nga mëkati në mëkat deri sa ta gjej vdekja në atë gjendje dhe përfundon në zjarr të Xhehenemit (Allahu na ruajt)
Lloji i dytë: Është ai besimtarë që e do Allahun, e do të mirën dhe e urren të keqen dhe mëkatin, mirëpo në momente dobësie apo harrese bie në mëkat dhe gabon, mirëpo sa ta lëshoj mpirja e mëkatit ndjen keqardhje, ngushtim në gjoks dhe frikë nga Allahu, pastaj e qorton veten dhe drejtohet ka Allahu duke e lutur që ta fal dhe ta mëshirojë.
Për këta njerëz Allahu në Kuran thotë:
Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
Abdullah Ibn Mesudi (radijallahu anhu) në lidhje me këtë thotë:
Besimtari i sheh mëkatet e tij sikur të jetë ulur nën një kodër, frikësohet se mos i bie mbi kokë në çdo moment, ndërsa njeriu i keq, i ligu i sheh mëkatet e tij si një mizë që i kalon afër hundës, e lëviz dorën e tij dhe miza fluturon.


Hoxhë Hysni Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit