1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Të paktën 65 persona kanë vdekur nga zjarret në Algjeri, në mesin e viktimave janë 25 ushtarë

Më të lexuarat

Të paktën 65 persona kanë vdekur nga zjarret që shpërthyen në Algjeri, sipas raporteve të televizionit shtetëror.

Zyrtarët kanë deklaruar se numri përfshinte 25 ushtarë, të cilët vdiqën në përpjekje për të shpëtuar banorët, transmeton Telegrafi.

Zjarret kanë shkatërruar pyjet dhe fshatrat në lindje të kryeqytetit, Algjer, në rajonin Kabyle, duke mbuluar zonën malore me re të dendura tymi.

Kryeministri Ayman Benabderrahmane i tha televizionit shtetëror se flakët duke se ishin “shumë të sinkronizuara”, duke shtuar se “bën që dikush të besojë se këto ishin akte kriminale”.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë dhe tha se qeveria ishte në bisedime me partnerë për të siguruar aeroplanë për të shuar zjarret.

Zjarrfikësit dhe ushtria ende po përpiqen të shuajnë flakët. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit