2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vlerat që karakterizojnë kompanitë dhe 14 parimet që udhëheqin Amazon

Më të lexuarat

Kohët e fundit, kam pasur kënaqësinë të drejtoj një event, në të cilin morën pjesë disa drejtues dhe folëm për 14 parimet që udhëheqin Amazon. Këto parime, gjatë viteve, kanë ndihmuar në krijimin e reputacionit të kompanisë, me miliona klientë besnikë në gjithë botën.

Janë 14 parime dhe i pari, ai që tërheq më shumë vëmendjen është “customer obsession” (pasioni më klientin).

Ky term do të thotë se kompania, dhe ata që punojnë, jo vetëm vënë në qendër të vëmendjes klientët, por kanë madje një fiksim (pozitiv) për ta. Të gjithë ne kemi dëgjuar për Amazon, larmishmërinë e produkteve që mund të blejmë në e-commerce, shpejtësinë e dërgesave dhe eficiencën në shërbimin e klientët kur duhet të bëjmë një kthim apo kur kemi ndonjë problem. Për ta, duhet ta pranojmë, Client First (Klienti i pari) nuk është vetëm një slogan.

Një tjetër aspekt interesant lidhet me parimin e përgjegjësisë, që i shtyn drejtuesit ta konsiderojnë kompaninë si të tyren. Ata që drejtojnë një ekip duhet të mendojnë në mënyrë të vazhdueshme për të ardhmen dhe të kërkojnë të mos sakrifikojnë vlerën afatgjatë për rezultate të menjëhershme. Sipas Amazon, drejtuesit duhet të veprojnë në emër të së gjithë kompanisë, jo vetëm të ekipit. Shprehja “nuk është përgjegjësi e imja” nuk ekziston. Ky duhet të jetë një element që duhet të vlejë në gjithë kompanitë, nga më e madhja tek ajo më e vogël. Ata që drejtojnë një kompani duhet të punojnë me ndjenjën e bujarisë dhe të mbulojnë një rol, edhe simbolik, të lidhjes dhe ndërveprimit.

Parimi i tretë lidhet me “shpik dhe thjeshto”. Krijimi i gjërave të reja, mbi të gjitha, kur është e mundur dhe –duke e bërë gjithçka (thuajse) të lehtë.

Parimi i katërt lidhet me “të qenët i drejtë”. Sipas Amazon, drejtuesit duhet të qëndrojnë gjithnjë në anën e drejtë. Drejtuesit e një grupi njerëzish duhet të kenë aftësinë për të lexuar situatat dhe intuitë të fortë. Në të njëjtën kohë, duhet të përpiqen të kuptojnë nëse intuita është e saktë, dhe në të kundërt, të pyesin veten. Bëhet fjalë për elemente që është e vështirë të lexohen në një intervistë pune, por është një aftësi për të mos u nënvlerësuar, edhe pse e dukshme pas pak kohësh.

Një tjetër parim është “mësoni të jeni kureshtarë” – veçanërisht në një moment të veçantë si ky që po jetojmë, me ndryshime shpesh të papritura, të mësuarit dhe të qenët kureshtarë , për shumë kompani janë elemente të domosdoshme për rritjen profesionale. Drejtuesit duhet të jenë të azhurnuar mbi tendencat e fundit, mjetet dhe temat dhe duhet t’ia kushtojnë një pjesë të kohës formimit. Ndryshe, do të mbeteni pas.

Kjo lidhet me parimin “të punësosh dhe të rrisësh më të mirët”. Është e rëndësishme jo vetëm të spikasësh talentet më të mira në fazën e intervistës, po mbi të gjitha të dini si t’i zhvilloni ata brenda kompanisë. Duhet të kemi parasysh se njerëzit ndryshojnë punë sepse kanë ndjesinë se mund të rriten dhe se humbja e një talenti ka kosto (edhe ekonomike) shpesh të lartë.

“Këmbëngulni në standardet më të larta” është parimi i shtatë që udhëheq veprimet e Amazon dhe na rikthen në fillim. Klienti është gjithnjë në qendër të çdo aktiviteti (zgjedhja e produkteve, dërgesat etj.).

Parimi i tetë është “mendoni jashtë kutisë”. Dhënia e stimujve punonjësve derisa të arrijnë objektivat, dhe, mbi të gjitha, të mendojnë jashtë skemave, është e rëndësishme për suksesin e një kompanie.

Kjo lidhet edhe me parimin e nëntë, “ të prirjes për veprim”. Veprimi shpejt dhe konkretisht është vendimtar, shpesh, për mbijetesën e vetë biznesit.

Parimi i dhjetë lidhet me “kursimin”, me fjalë të tjera, të arrish më shumë, me pak. Burimet e kufizuara mund të nxisin edhe sipërmarrjen, vetëmjaftueshmërinë dhe krijimtarinë. Në Amazon, rritja e stafit, buxheteve apo shpenzimeve, nuk janë elemente për t’u mburrur.

“Fitimi i besimit” dhe “thellimi” janë dy parimet e tjera. Me shpërthimin e pandemisë dhe rritjen e punës në distancë, të gjithë drejtuesve u është dashur të punonin shumë për të fituar besimin nga ana e punonjësve / bashkëpunëtorëve dhe të përmirësonin aftësinë e tyre të dëgjimit në distancë. Kjo do të thotë edhe të mos marrësh asgjë për të mirëqenë, edhe në aktivitete që konsiderohen shpesh banale.

Drejtuesve u kërkohet të “kenë karakter” dhe të jenë gjithnjë të gatshëm për një ballafaqim të brendshëm konstruktiv, pa pasur frikë të shprehin kundërshtimin kur nuk bien dakord për disa vendime të kompanisë. Mos bëni kurrë kompromise.

Parimi i fundit lidhet me “arritjen e rezultateve”. Çdo drejtues duhet të arrijë rezultate, pavarësisht vështirësive apo situatës në të cilën ndodhet. Amazon, e dimë, është një kompani gjigante, dhe është mjaft e vështirë të arrijë rezultatet e saj. Por parimet e mësipërme mund të vlejnë për gjithë shoqëritë, pavarësisht llojit të biznesit dhe dimensioneve.

* Francesca Contardi, Managing Director, EasyHunters
Il Sole 24 Ore

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit