3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SLLOVENIA I OFRON MBËSHTETJE KOSOVËS PËR ANËTARËSIMIN NË NATO E BE

Më të lexuarat


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic, të cilës i uroi mirëseardhje dhe e siguroi për bashkëpunim të plotë nga pozitat respektive.

Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehi mirënjohjen ambasadores Benedejcic për kontributin e Sllovenisë, si vend anëtar i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it, si dhe për angazhimin e oficerëve sllovenë në kuadër të NALT-it.

Gjithashtu, ai e njoftoi edhe me të arriturat e përgjithshme dhe zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe qëllimet strategjike për të ardhmen.

Nga ana e saj, ambasadorja Benedejcic shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje në procesin e anëtarësimit në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe ofrimin e përvojës së tyre për proceset integruese në NATO dhe BE.

Në fund, të dy u pajtuan që bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve, për veç fushave tjera, të thellohet edhe më tej në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit