13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Zjarret në Itali, Draghi nënshkruan dekret për mobilizim kombëtar

Më të lexuarat

Pas kërkesës nga rajoni Sicilian, për të përballuar zjarret e mëdha që kanë përfshirë ishullin, kryeministri italian Mario Draghin u detyrua të nënshkruajë një dekret për mobilizimin kombëtar të sistemit të mbrojtjes civile.

Departamenti tani po punon për të koordinuar dërgimin e vullnetarëve dhe organizatave kombëtare, të cilët do të bashkëpunojnë për shuarjen e zjarrit. Tashmë drejt Sicilisë janë nisur skuadra të përgatitura për fikjen e zjarreve nga Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte, Veneto, Trento e Bolzano.

Siçilia po digjet prej disa ditësh nga dhjetëra vatra zjarresh për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40 gradë si dhe erës që favorizon flakët. Sipas lajmeve në mediat lokale, si rezultat i zjarreve që shpërthyen në pika të ndryshme të ishujve të Sicilisë dhe Sardenjës si dhe të rajonit të Kalabrisë, janë shkrumbuar  mijëra hektarë tokë.

Në zjarrin e shpërthyer më 24 korrik në provincën Oristano në perëndim të ishullit të Sardenjës, u dogjën 20 mijë hektarë tokë, ndërsa u evakuuan 1.500 persona. Italia përveç avionëve të saj zjarrfikëse, kërkoi nga vendet e BE-së avionë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Christian Solinas, kreu i Administratës Autonome të Sardenjës, theksoi se nuk mund të llogarisë dëmet e shkaktuara nga zjarret, duke kërkuar mbështetje emergjente ekonomike nga qeveria qendrore për kompensimin e dëmeve./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit