2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Sergei Lavrov në Beograd: Jemi të shqetësuar me ringjalljen e thirrjeve për krijimin e Shqipërisë së Madhe

Më të lexuarat

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se vlerësimi i përbashkët i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve kalon çështjet e politikës ditore dhe se ata janë të qëndrueshme dhe miqësore, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Duke deklaruar se shpesh dëgjohen idetë nga Perëndimi “se Serbia duhet të zgjedhë në mes të dy zjarreve, ose Serbia të ulet në dy karrige”, Daçiç më tej shton: “Nuk mund ta fshehim politikën tonë, Serbia, vendimet politike i ka të shprehura në mënyrë publike dhe transparente, dhe ky është objektivi politik që Serbia të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, për të zhvilluar diskutime dhe negociata, por kjo nuk do të thotë që Serbia duhet të ndërpresë marrëdhëniet e saj me vendet të cilat kanë miqësi tradicionale, dhe këtu kryesisht i referohem Federatës Ruse. Prandaj, këto dy çështje janë plotësisht të ndara”.
 
Gjatë takimit të sotëm në Beograd, ministrat diskutuan edhe për çështje ndërkombëtare dhe situatën në Ukrainë. Daçiç tha se Serbia është e përkushtuar për marrëveshje paqësore dhe të dakorduar për të gjitha problemet dhe shtoi se si kryesues i OSBE-së, Serbia dëshiron të ndihmojë që sa më lehtë të arrihet një marrëveshje dhe të njëjtat më lehtë të zbatohen në praktikë, në terren.
 
“Prandaj, është me rëndësi strategjike që të respektohet armëpushimi në Ukrainë dhe të respektohet pakoja e miratuar në Minsk dhe sa i përket çështjeve të sigurisë dhe ushtarake sa më shpejt të jetë e mundur të kalohet në disa çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen, dhe këto janë çështje të ekonomisë, sistemet bankare, çështjet humanitare dhe çështjet më të rëndësishme politike”, tha Daçiç gjatë një deklarata të përbashkëta për shtyp.
 
Sergei Lavrov tha se pozicioni i Serbisë ishte fillimisht një ligj i përgjithshëm evropian dhe kjo është se tendenca për të zhvilluar bashkëpunim me të gjithë partnerët, duke lejuar Serbinë që të shfaqë besnikëri në të gjitha parimet e OSBE-së. Duke thënë se ata ishin duke folur vetëm rreth asaj se si për të zhvilluar bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe misionit shumë të nevojshëm dhe të një rëndësie të madhe për Ukrainën të OSBE-së, Lavrov tha:
 
“Ky mision është thirrur jo vetëm për të ndihmuar ri-vendosjen e regjimit të armëpushimit, për të vëzhguar respektimin e armëpushimit, tërheqjen e armëve të rënda dhe të tjera, por edhe për të ndihmuar në procesin politik, duke marrë parasysh të gjitha problemet që lindin në sferën humanitare, në sferën e të drejtave të njeriut dhe natyrisht ekonominë”.
 
Lavrov tha se Rusia është e interesuar për vazhdimin e rolit aktiv të OSBE-së në Ballkan, sepse ndjehet shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe “situatën në Kosovë, që nuk jep rezultate optimiste”, si dhe deklaratat e aspiratave të politikanëve të shtetit shqiptarë në bazë të konceptit të një Shqipërie të Madhe.
 
“I bëjmë thirrje BE-së të shtoj praninë e saj në Ballkan që të tërheqë vëmendjen për këto tendenca, sidomos në shprehjen e kontekstit terrorist, të cilin ne e shohim në pjesë të ndryshme të rajonit të Ballkanit, duke përfshirë ngjarjet e kohëve të fundit në Maqedoni”, tha Lavrov, duke shtuar:
 
“Jemi të shqetësuar nga ringjalljet e thirrjeve për krijimin e Shqipërisë së Madhe, për shkak se kjo është thirrje për gjakderdhje të ardhshme në Ballkan”.
 
Pas fjalimit të homologut të tij rus, Daçiç tha se “ideja e bashkimit mbarë-shqiptarë në Ballkan nuk hasi në dënime të rëndësishme të Perëndimit” dhe shtoi:
 
“Serbisë nuk i interesojnë punët e brendshme të Maqedonisë, kush do të jetë në pushtet. Serbia dhe i tërë rajoni, madje mbarë Evropës duhet ti interesojë stabiliteti politik dhe i sigurisë në Maqedoni, sepse është e rëndësishme për të gjithë rajonin, prandaj ne fuqishëm dënojmë këto ngjarje që kanë ndodhur në Maqedoni, por ato ndodhin edhe në vende tjera, ndërsa kjo është politika e nacionalizmit shqiptaromadhe”.
 
Ministri i Jashtëm serb ka thënë se Serbia dhe Rusia dëshirojnë të punojë në disa çështje gjeo-strategjike, të tilla si çështja e tubacionit të gazit, sepse kjo ka probleme, i cili nuk është vetëm i saj, por edhe i Hungarisë dhe vendeve tjera, dhe se është i vetmi drejtim i gazit që vjen nga Rusia nëpërmjet Ukrainës, i cili do të vihet në përdorim në vitet e ardhshme.
 
“Prandaj është e rëndësishme që të gjithë faktorët, përfshi Brukselin, të kenë qëndrim shumë më të përgjegjshëm sa i përket kësaj, si dhe çështjen e sigurisë së gazit në këtë pjesë të Evropës. Europa nuk e ka vetëm Rrjedhën e Veriut, Europa duhet ta ketë edhe Rrjedhën e Jugut, sido që të quhet ai. Nuk mund që kjo pjesë e Europës të mbetet zorrë qorre sa i përket gazit”, tha Daçiç.
 
Sergei Lavrov, duke folur për këtë çështje ka shprehur gatishmërinë e plotë të Federatës Ruse për bashkëpunim në projektin që do të lejojë rrjedhjen e gazit në këtë pjesë të Evropës.
 
Sergei Lavrov, i cili arriti dje në Beograd, si pjesë e vizitës së tij do të takohen në takime të ndara me presidentin Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit