8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ç’të mbjellësh, do të korrësh!

Më të lexuarat



Një ndërtues i aftë vendosi të pensionohet në mënyrë që t’i përkushtohet familjes dhe të kalojë sa më shumë kohë me ta. Pasi e njoftoi shefin për këtë vendim, ai ia miratoi kërkesën, por kërkoi prej tij që të ndërtojë vetëm edhe një shtëpi para se ta lë punën, në shenjë kujtimi për të dytë.

Ndërtuesi pranoi me zor. Filloi të punojë me nguti dhe pa përkushtim, duke përdorë lëndë më të këqija për ndërtim. Si rrjedhojë, ishte një shtëpi më e keqe që e kishte ndërtuar ndonjëherë në jetën e tij.

Pas mbarimit të punës së papërsosur, u befasua kur shefi ia dorëzoi çelësat e shtëpisë, duke i thënë: “Kjo shtëpi është dhuratë për pensionimin tënd, pas kaq vite punë. Me këtë, desha ta shpreh dashurinë time për ty, sakrificën dhe sinqeritetin tënd!”



/MËSIME FRYMEZUESE II/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit