2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

BE kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

Më të lexuarat

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mbështesin Lituaninë, pasi mijra migrantë të paligjshëm janë duke kaluar nga Bjellorusia.

Ministrat për Mbrojtje të vendeve baltike janë duke e quajtur këtë situatë “sulm hibrid”.

Zyrtarët e Lituanisë dhe BE-së kanë thënë se Bjellorusia është duke shtyrë migrantët -kryesisht nga Iraku – që të kalojnë kufirin me fqinjin baltik, si shenjë hakmarrjeje për mbështetjen e BE-së ndaj opozitës demokratike që kundërshton regjimin shtypës të Aleksandr Lukashenka.

“Instrumentalizimi i papranueshëm i njerëzve për qëllime politike, duhet të ndalet. Prioriteti ynë duhet të jetë që t’i ndihmojmë Lituanisë që të sigurojë kufirin me Bjellorusinë”, ka thënë Komisonarja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, në një letër që u ka dërguar ministratve të Brendshëm të të gjitha vendeve të BE-së.

“U bëj thirrje që të kontriboni në këto përpjekje me prioritet”, ka thënë Johansson, në një letër që kanë siguruar agjencitë e lajmeve.

Autoritetet e Lituanisë kanë raportuar se mbi 3,000 migrantë të paligjshëm kanë kaluar kufirin këtë vit, në krahasim me 81 në gjithë vitin e kaluar.

Shumica prej tyre kanë arritur në këtë shtet në muajin korrik.

Ky shtet baltik, që ndan kufirin me Bjellorusinë, është qendër për opozitën bjelloruse të udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya.

Lukashenka ka kërcënuar vazhdimisht se do të lejojë migrantët të kalojnë në BE, si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Minskut, për shkak të zgjedhjeve të manipuluara vitin e kaluar.

Si shenjë për reagim, ministrat e Mbrojtjes së Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, janë pajtuar më 29 korrik që të koordinohen për veprim më të mirë ndaj krizës së migrantëve./REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit