1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Politikani lituanez Algirdas Paleckis dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Më të lexuarat

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë.

Gjykata e rrethit Siauliai vendosi gjithashtu që biznesmeni Deimantas Bertauskas, i cili dëshmoi kundër Paleckisit të mos ndiqet penalisht.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Paleckis dhe një numër i paspecifikuar i shtetasve të tjerë lituanezë kanë mbledhur informacione për inteligjencën ruse, në periudhën kohore midis shkurtit 2017 dhe tetorit 2018, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Paleckis dhe disa shtetas të tjerë lituanezë u arrestuan në dhjetor të vitit 2018 dhe u akuzuan për spiunim për Rusinë – gjë që shkaktoi reagim të ashpër nga Moska.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha atëbotë se arrestimet paraqesin “një veprim tjetër rusofobik” dhe “përmbysje të të drejtave dhe lirive demokratike” në Lituani.

Ajo nuk i shpjegoi arsyet për deklaratat e saj.

Që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nisi mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës, duke rritur shqetësimet në disa ish-republika të tjera sovjetike, gjykatat lituaneze dënuan disa persona për spiunim për Rusinë ose aleaten e saj të ngushtë, Bjellorusinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit