0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Osmani, Kelmendit: Ajo çka ke bërë ti për Kosovën e tejkalon çdo medalje

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas humbjes së xhudistes Majlinda Kelmendi në raundin e parë të garave deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo tha se Majlinda ndriçoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin.

Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndërrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave”.

E para e shtetit të Kosovës theksoi se pavarësisht rezultatit Majlinda Kelmendi ka realizuar ëndrrën e një populli të tërë.

“Faleminderit kampione, për këto e shumëçka tjetër. Sepse ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë”.

Majlinda Kelmendi, është eliminuar në 1/16 e finales në kategorinë -52 kilogramë në xhudo.

Kelmendi u mposht nga hungarezja Reka Pupp, pasi gjyqtarja u konsultua me video-xhirimin e kësaj përballjeje, pasiqë në kohë të rregullt nuk pati triumfues.

Majlinda është xhudistja e parë e cila i solli medalje Kosovës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, duke arritur që ta rrëmbente të artën.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit