6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Matematika moderne në xhamitë e lashta

Më të lexuarat

Gjeometrinë kuazikristale arkitektët e vjetër islamë e kishin vendosur intuitivisht dhe me urtësi në ndërtimet e tyre. Pllakat i kishin renditur sipas formulave, të cilat teoricienët perëndimorë i kishin zbuluar tek para do kohe.
 
Hulumtimi i artit mesjetar islam tregoi se mjeshtërit e atëhershëm kishin njohur parimet e përdorimit të disa shembujve gjeometrikë, të cilat shekuj më vonë i kishte themeluar matematika moderne.
 
Shkencëtarët amerikanë kishin gjetur shembuj të ndërtimeve nga shekulli XV, në të cilat shihet përdorimi i konceptit të ashtuquajtur gjeometrisë kuazikristale, që është dëshmi e kuptimit intuitiv të formulave komplekse matematikore nga mjeshtërit e atëhershëm, përkundër asaj që nuk i kishin njohur themelet teorike të ligjeve matematikore. Zbulimi i tyre ishte publikuar në revistën ‘Sciense’.
 
Hulumtimi tregoi arritjet domethënëse në matematikën islame dhe në vizatimet deri në vitin 1200, konsideron Peter Lu, nga Universiteti i Harvardit. “Kanë renditur pjesëzat e pllakave në mënyrë shumë të ndërlikuar, e cila është pasqyrim i pastër i dijeve matematikore, kurse ne nuk kemi ditur asgjë deri para 20 ose 30 viteve”.
 
Dizajni është pasqyrim i diçkaje, të cilën ne sot e quajmë gjeometri kuazikristale, e cila përdor forma simetrike shumëkëndëshe, kur ato formojnë shembuj të cilët mund të vazhdohen pakufishëm.
 
“Deri më sot besohej se shembujt e ndërlikuar në ndërtimet islame, kombinimi i yjeve dhe formave shumëkëndëshe, janë ndërtuar duke përdorur mistritë, por shkencëtarët me hulumtimet e tyre të vëmendshme kanë konstatuar se bëhet fjalë për një shkallë të lartë të teknikës dhe formulave gjeometrike”.
 
Lu për këtë fenomen ishte interesuar posaçërisht gjatë udhëtimit në Uzbekistan, ku kishte vërejtur ndërtimin islamik nga shekulli XVI me motiv shumëkëndësh simetrik, i cili përsëritet. Lu është shkencëtar, i cili udhëheq projekte për Stacionin Ndërkombëtar (ISS).
 
Arti islam tradicionalisht përdor bashkimin e kaliografisë, gjeometrisë dhe lulen si shembull për shkak të ndalimit të paraqitjes të çfarëdo figure njerëzore në ndërtime./ispress
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit